Sipas të dhënave të statistikave të lindjeve në Kosovë, gjatë vitit 2017 brenda vendit kanë ndodhur 23,563 lindje, prej tyre ishin 161 janë lindje të vdekura, ndërsa 6,712 raste janë lindje jashtë territorit të Kosovës.
Në Kosovë, koeficienti i vitalitetit [raporti ndërmjet lindjeve të gjalla dhe vdekjeve] për këtë vit ishte 2.7, koeficienti i maskulinitetit ishte 111.2, ndërsa koeficienti i lindjeve të vdekura në 1,000 të lindur ishte 6.9 promil.
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) thotë se në institucionet mjekësore janë kryer 99.8 për qind të lindjeve.
Numri më i madh i nënave, që kanë lindur fëmijë, është i grupmoshave 25-29 vjeçare, me 36.1 për qind, ndjekur nga grupmosha 30-34 vjeçare me 25.6 për qind, grupmosha 20-24 vjeçare me 20.7 për qind dhe grupmoshat e tjera përbëjnë 17.7 për qind të numrit të përgjithshëm të lindjeve.
Mosha mesatare e femrave që kanë lindur fëmijë në vitin 2017 ishte 29 vjeç.
Në këtë vit, 37.8 për qind e nënave kanë lindur fëmijën e parë, ndërsa 31.8 për qind e nënave kanë lindur fëmijën e dytë dhe 19.7 për qind e nënave fëmijën e tretë.
“Sipas peshës së fëmijës së lindur, në institucionet shëndetësore numri më i madh i foshnjave ishte me peshë 3000-3,499 granë ose 37.3 për qind e foshnjave, 3,500-3,999 gramë ose 31.5 për qind e foshnjave dhe 2,500-2,999 gramë ose 13.6 për qind e foshnjave. Kurse, foshnjat e lindura gjallë me peshë më të vogël se 1,000 gramë përbëjnë vetëm 0.2 për qind”, thuhet në raportin e ASK-së, shkruan Telegrafi.
Sipas ASK-së, binjak u lindën 654 foshnje, ndërsa trinjak e më shumë u lindën 21 foshnje.
Sipas përgatitjes shkollore të nënave, dominojnë nënat me shkollë të mesme me 40.1 për qind, nënat me shkollë fillore me 27.4 për qind, nënat me shkollë të lartë dhe me fakultet marrin pjesë me 25.2 për qind.
Emri më i shpeshtë për vitin 2017 për vajza ishte emri Sara me 148 raste dhe Jara me 141 raste, ndërsa, emri më i shpeshtë për djem ishte Ajan me 246 raste dhe Noar me 226 raste.
Të dhënat në këtë publikim janë paraqitur sipas bazës së grumbullimit të të dhënave administrative për vitin 2017, nga zyrat e gjendjeve civile, ku janë grumbulluar gjithsej 30,275 fleta statistikore për lindje. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Kosova në krizë investimesh? Ekspertët kërkojnë qasje të re nga institucionet

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë