Klinika Emergjente e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, brenda katër ditëve ka trajtuar mbi 600 raste.

Përmes një njoftimi të ShSKUK-së, thuhet se kjo klinikë vazhdon të mbetet më e ngarkuara në QKUK.


"Klinika Emergjente e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, vetëm brenda 4 ditëve ka pranuar për trajtim mbi 600 raste. Kjo klinikë mbetet më e ngarkuara në kuadër të klinikave të QKUK-së", thuhet në njoftim, përcjell Telegrafi.

Ndërkohë që nga koha e pandemisë, QKUK ka pezulluar punën në ambulanca specialistike dhe operacionet dhe procedurat e tjera jo urgjente.

Ky vendim ka ardhur pas rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë publike, me qëllim të mbrojtjes nga coronavirusi.

97054248 2590118271304963 7241043148539953152 o

97100566 2590118384638285 5599363312065183744 o

97255522 2590118151304975 2826956429234012160 o

97965860 2590118081304982 8252239481227182080 o