LAJMI I FUNDIT:

Në Klinikën e Onkologjisë shënohet Dita Botërore kundër Kancerit

Në Klinikën e Onkologjisë shënohet Dita Botërore kundër Kancerit

Në Klinikën e Onkologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës është shënuar Dita Botërore kundër kancerit.

Me këtë rast, Vildane Goga – onkologe, tha se Klinika e Onkologjisë ka 55 shtretër për mjekim ambulantor si dhe 15 shtretër për trajtim spitalor. Ndërsa ajo shtoi se në këtë klinikë ka rreth 230 vizita ditore të pacientëve.

Dr. Goga shpjegoi se gjatë vitit 2020, janë trajtuar 1336 raste të reja të diagnostikuar me kancer.


Ish-presidentja e vendit, Atifete Jahjaga, tha se Kosova ka profesionistë të dëshmuar të cilët pa u kursyer janë gjendur gjithmonë afër pacientëve. Ndër të tjera Jahjaga shprehu falënderim, stafit të Klinikës së Onkologjisë, për punën dhe përkushtimin e treguar brenda këtij viti sfidues të ballafaqimit me Covid-19.

350 pacientë me kancer në Kosovë coronavirusin e kaluan si infeksion të zakonshëm
Lexo po ashtu 350 pacientë me kancer në Kosovë coronavirusin e kaluan si infeksion të zakonshëm

Kryetari i Shoqatës së Onkologëve të Kosovës, Arben Bislimi, tha se në botë 10 milionë persona vdesin në vit, si pasojë e kësaj sëmundjeje. /Telegrafi/