Lideri i industrisë së automobilieve, Auto Mita, edhe pse në kohë pandemie, është duke u rritur.

Këtë rritje po e dëshmon edhe me hapjen e konkursit të 14 pozitave të lira të punës, kur punëtorët e të    gjitha industrive i kanë vendet e punës të rrezikuara.


Auto Mita ofron mundësi shumë të mirë për t’u avancuar në karrierë, ku, në rast se pranoheni në një nga pozitat e mëposhtme, ju do të jeni pjesë e një ambienti fantastik me ekipin më të mirë.

Prandaj, nëse veç keni ëndërruar të punoni me disa prej brendeve më të fuqishme botërore, momenti është tani.

14 pozitat e hapura për momentin janë:

- Koordinator për marketing dhe Marrëdhënie me Publikun - Analist i të dhënave - Konsulent i pas-shitjes - Inxhinier i veturave – Mekatronikë - Konsulent i shitjes - Mekanik - Shtëpiak - Ndihmës Mekanik - Shërbyese për klientë

Të gjithë ata që i plotësojnë kriteret mund të aplikojnë duke dërguar e-mail tek hr@automita.com.