Në kohën kur Kosova gjendet përballë sfidave të politikës së jashtme, përfshirë këtu edhe dialogun me Serbinë, për rifillimin e të cilit janë duke insistuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian, qëndrim i unifikuar i institucioneve për politikën e jashtme është obligim politik dhe kushtetues për të gjitha institucionet, vlerësojnë zyrtarë të Kuvendit të Kosovës.
Kërkesa për unifikim të zërit të institucioneve të Kosovës për politikën e saj të jashtme ka pasur edhe më herët, por në vjetët e fundit, kanë ekzistuar mospajtime mjaft të mëdha lidhur me këtë politikë, në trekëndëshin institucional: presidencë, kryeministri dhe kryetar Kuvendi, e sidomos lidhur me dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Mospajtime të tilla të thella kanë ekzistuar edhe ndërmjet drejtuesve të sotëm të këtyre tri institucioneve, presidentit Hashim Thaçi, kryeministrit Albin Kurti dhe kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmani, kur dy të fundit ishin pjesë e partive opozitare në legjislaturën e kaluar.
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se ndërtimi i politikës së jashtme dhe i raporteve me shtetet tjera bëhet nga qeveria, në bashkëpunim me Kuvendin, i cili i ratifikon marrëveshjet ndërkombëtare, si dhe në konsultim me presidentin e vendit.
“Në këtë fazë që Kosova ka sfida të jashtëzakonshme në fushën e politikës së jashtme, jo vetëm te procesi i dialogut me Serbinë – por kur e kemi parasysh edhe fushatën ilegale të organizuar nga Serbia për të tërhequr njohjet e Kosovës, kur kemi një fushatë tejet agresive nga ana e Serbisë për të bllokuar anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare – unifikimi në politikën e jashtme dhe të flasim të gjithë me një zë, ashtu siç edhe e ka përmendur presidenti (i SHBA-së, Donald) Trump në një nga letrat e tij në këtë temë, është tejet e rëndësishme dhe bosht për suksesin e Kosovës”, tha Osmani.
Ajo e ka quajtur të parëndësishme se nga kush vjen ftesa për takimet që synojnë unifikimin e politikës së jashtme, qoftë nga presidenti, qoftë nga kryeministri, qoftë nga Kuvendi, por e rëndësishme, sipas saj është që ky unifikim të ndodhë.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, duke folur në një tryezë diskutimi rreth dialogut Kosovës-Serbi, të organizuar nga Instituti Demokratik i Kosovës, ka theksuar që aktualisht ekziston kthim i vëmendjes ndërkombëtare ndaj këtij procesi. Sipas tij, përfshirja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe rritja e interesit të BE-së për rol më aktiv në proces, është moment i rëndësishëm dhe i favorshëm për Kosovën që të vendosë parime, në mënyrë të mos ketë asnjë marrëveshje pa dialog.
Megjithatë, sipas tij, për sa i përket Kosovës, i gjithë procesi nuk mund të reduktohet vetëm në dy përfaqësues institucional.
“Padyshim që këtë proces nuk mund ta reduktojmë në përfaqësim të dy individëve, pavarësisht institucioneve që përfaqësojnë, pra, që të jetë proces ekskluzivisht në mes dy personave, qoftë kryeministër, qoftë president. Është shuam e rëndësishme që përballë kësaj sfide, spektri politik i Kosovës, të gjitha partitë politike, pushtet dhe opozitë, të jenë unike. Konsensusi i brendshëm nuk është i pamundshëm dhe i takon qeverisjes së re, respektivisht edhe kryeministrit dhe partnerëve të koalicionit, që ta synojnë një unitet të brendshëm”, tha Abrashi.
Radio Evropa e Lirë ka kërkuar nga zyrtarët e Qeverisë së Kosovës që të deklarohen lidhur me atë se a ka nisur puna për koordinim me presidentin e Kosovës lidhur me unifikimin e politikës së jashtme në përgjithësi dhe në veçanti për dialogun me Serbinë. Por, të njëjtit zyrtarë, nuk kanë dashur që të përgjigjen. Ndërkaq, zyrtarët e Zyrës së presidentit të Kosovës nuk kanë qenë fare të qasshëm.
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, më herët ka deklaruar se do të angazhohet për një koordinim me presidentin e vendit, lidhur me çështjen e dialogut me Serbinë, ndërkaq që edhe para konferencës së Mynihut, më 13 shkurt, kishte kërkuar takim me presidentin Thaçi, siç është thënë, për të harmonizuar qëndrimet rreth politikës së jashtme.
Takimi nuk ishte realizuar, për shkak se, siç kishte deklaruar presidenti Thaçi, ai ishte në udhëtim.
Tre ditë më vonë, ai kishte theksuar nevojën që “të ketë koordinim brenda institucional, e në të njëjtën kohë mes pozitës dhe opozitës”.
Presidenti Thaçi ka deklaruar që do ta luante rolin e tij, për siç ka thënë, “unitetin politik dhe qytetar në Kosovë”. /rel/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje