LAJMI I FUNDIT:

Në Japoni, një burrë u arrestua nën dyshimin se kishte vjedhur më shumë se 700 të brendshme femrash

Në Japoni, një burrë u arrestua nën dyshimin se kishte vjedhur më shumë se 700 të brendshme femrash

Oficerët e policisë në qytetin jugor japonez të Beppu kanë akuzuar një burrë për vjedhjen e 730 pjesëve të brendshme të grave nga lavanderitë me pagesë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, autoritetet u njoftuan fillimisht nga një studente 21-vjeçare e paidentifikuar, e cila akuzoi Tetsuo Urata, 56 vjeç, për vjedhjen e gjashtë palëve të brendshme prej saj në një lavanderi më 24 gusht, sipas transmetuesit lokal të lajmeve Abema TV.

Policia e qytetit u shfaq në banesën e Urata atë javë, ku gjeti 730 pjesë të brendshme të fshehura në banesën e tij.


Urata është arrestuar dhe i ka pranuar autoriteteve se ka vjedhur të brendshmet e gjetura në posedim të tij, sipas Yahoo Japan News.

“Ne nuk kemi konfiskuar një numër kaq të madh brekësh prej vitesh”, ka thënë një zëdhënës i departamentit të policisë së qytetit Beppu për Abema TV.

Policia e qytetit Beppu aktualisht po kryen hetime të mëtejshme mbi incidentin, sipas MSN Japoni.

Disa raste të tjera të profilit të lartë të burrave që vjedhin të brendshme femrash kanë dalë nga Japonia vitet e fundit.

Këtë mars, Takahiro Kubo, një elektricist 30-vjeçar, u akuzua nga autoritetet në Prefekturën Saga jugperëndimore për vjedhjen e 424 pjesëve të brendshme dhe rroba banje nga vajzat adoleshente.

Ai u kap kur një banor në Saga e filmoi atë duke u përpjekur të vidhte një rroba banje duke u tharë në një litar rrobash.

Vjedhje serike e të brendshmeve ndodh edhe në SHBA.

Në korrik, Associated Press raportoi se policia e Alabamas gjeti më shumë se 400 brekë në shtëpinë e John Thomas Uda, 27.

Uda u akuzua gjithashtu për vjedhjen e të brendshmeve nga lavanderitë në vitin 2019. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Trump zëvendësoi tavolinën e famshme të Zyrës Ovale disa ditë pasi djali i Muskut i fshiu hundët mbi të

Trump zëvendësoi tavolinën e famshme të Zyrës Ovale disa ditë pasi djali i Muskut i fshiu hundët mbi të

Fun
Ishulli

Ishulli "magjik" ku veturat dhe biçikletat janë të ndaluara

Interesante

"Dy këmbë në të njëjtën kohë", astronauti nxit reagime me mënyrën se si i vesh pantollonat në hapësirë

Fun
Akademitë e policisë në Japoni po i mësojnë oficerëve grimin - ja pse

Akademitë e policisë në Japoni po i mësojnë oficerëve grimin - ja pse

Interesante
Me këllqe ngriti peshën 118 kilogramë! (Video)

Me këllqe ngriti peshën 118 kilogramë! (Video)

Fun
E zuri për pak gjumi, kur u zgjua britanikja u tmerrua – pa se i biri kishte shkarravitur murin e bardhë me produktin e saj të grimit

E zuri për pak gjumi, kur u zgjua britanikja u tmerrua – pa se i biri kishte shkarravitur murin e bardhë me produktin e saj të grimit

Fun
Kalo në kategori