Nën organizimin e Konsullatës së Përgjithshme të Kosovës në shtetin amerikan të Iowas, si dhe me mbështetje të Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë promovoi në Des Moines të Iowas mundësitë për investime në Kosovë. Në këtë aktivitet morën pjesë biznese dhe shefa ekzekutivë të asociacioneve të biznesit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përfaqësues të Federatës Botërore të Odave Ekonomike, por edhe shteteve të tjera si Brazili, Australia, Franca, Ishujt Kajman, etj.
Në hapje të këtij aktiviteti, Konsulli i Përgjithshëm i Kosovës në Iowa, Xhavit Gashi, foli për zhvillimet e Kosovës, si dhe për partneritetin e veçantë shtetëror ndërmjet Kosovës dhe Iowas. Ai falënderoi autoritetet ushtarake, ekonomike, edukative dhe kulturore të Iowas për avancimin e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve në shumë fusha të tjera.
Drejtori Ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka, tha se pavarësisht se Kosova është shtet i ri, ajo ka shënuar përparim të madh në aspektin e të bërit biznes, që është reflektuar edhe në raportin e Bankës Botërore që mat lehtësinë e të bërit biznes, por edhe atë të “The Heritage Foundation”, i cili mat liritë ekonomike globale, i cili rendit Kosovën shumë më mirë se shumica e vendeve të Ballkanit Perëndimor, por edhe shumë shtete anëtare të Bashkimit Evropian.
Ai njoftoi përfaqësuesit e pranishëm të bizneseve për vendimin e Qeverisë së Kosovës për themelimin e Zonës së Veçantë Ekonomike Amerikane në qytetin e Gjakovës. Ai tha se investitorëve potencialë amerikanë, brenda zonës do t’u ofrohet tokë pa pagesë, lirim nga dogana për linja të prodhimit dhe lëndë të parë, depo doganore brenda zonës, si dhe një zyrë e cila do të kryente të gjitha procedurat e aplikimit për leje ndërtimi dhe leje të tjera operative në emër të kompanive amerikane.
Zeka më tej shtoi se Kosova ofron një mjedis miqësor për kompanitë amerikane, ndërsa Zona si e tillë është model unik në rajon dhe më gjerë i dedikuar për kompanitë amerikane.
Në këtë aktivitet, i pranishëm ishte edhe Gjenerali, Timothy Orr, komandanti i Gardës Nacionale të Iowas, Kim Heidemann nga organizata e Shteteve Simotra të Iowas dhe Debi Durham, drejtore e Autoritetit të Zhvillimit Ekonomik të Iowas. Kjo e fundit, organizoi edhe një takim për kompaninë amerikane “Ideal Energy”, e cila prezantoi para Konsullit të Përgjithshëm dhe drejtorit të Odës Ekonomike Amerikane, planin e tyre për investime në gjenerimin e energjisë alternative në Kosovë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Kombino frutat e ngrira me pijen Juss dhe impresiono miqtë!

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës
Luksemburgu me numrin më të madh të automjeteve për kokë banori në BE

Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!

A jeni gati? Sot fillon Karnavali Golden Eagle!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit