Në Klinikën Infektive janë të shtruar 44 persona, të cilët kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.
Tre prej tyre janë në gjendje kritike, ndërsa shtatë të tjerë kanë nevojë për oksigjeno-terapi.
Ndërkohë, gjatë ditës së sotme dy nga pacientët janë liruar në shtëpi.
Infektologu Murat Mehmeti ka bërë të ditur për KP lidhur me gjendjen e pacientëve që ndodhen nën kontrollin e stafit mjekësor në Klinikën Infektive.
“Për momentin i kemi të shtrirë 44 pacientë me COVID-19. Prej këtyre, tri raste janë në gjendje kritike, për faktin se janë në respiratorë, konkretisht me frymëmarrje të sforcuar dhe i kemi shtatë pacientë të cilët kanë pamjaftueshmëri respiratore dhe të cilët kanë nevojë për oksigjeno-terapi. Ndërkohë që pacientët e tjerë janë relativisht mirë, po mbahen dhe po qëndrojnë mirë”, tha Mehmeti.
Mehmeti tregon se gjatë ditës priten të dalin rezultatet edhe për 10 persona të dyshuar me koronavirus.
“Numri variron, sepse vazhdimisht vijnë raste të reja, pranohen, testohen. Kështu që mund t’iu them se është numër më i madh se 10, e ndoshta më vonë bëhen 15-20. Varësisht se sa do të jetë fluksi i qytetarëve që do të vijnë të pranohen, dhe t’iu merren strishat”, tha Mehmeti.
Infektologu Mehmeti thotë se po arrijnë të menaxhojnë gjendjen në Klinikën Infektive, marrë parasysh se një numër i madh i te infektuarve po trajtohen në kushte shtëpiake dhe ndodhen në vetizolim.
“Është më shumë se 50 numri i të shëruarve. Vetëm sot i kemi liruar dy pacientë, pasi iu janë marrë strishot dy herë. Rregull është se pasi i merren strishot dy herë dhe ato rezultojnë negative, ne e llogarisim si të shëruar dhe lëshohet për shtëpi. Kështu që sot i kemi liruar dy pacientë. Dhe kemi edhe pacientë të tjerë që besoj shumë shpejt do t’i lirojmë po ashtu, por që jemi në pritje të rezultateve”, tha Mehmeti.
Deri më tash në Kosovë janë 283 të infektuar, prej tyre 58 janë shëruar dhe shtatë kanë vdekur.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
LSDM: Kërkojmë dënim maksimal për autorin që vrau Frosinën, kërkojmë drejtësi dhe siguri më të madhe në rrugë
Qytetarët e Maqedonisë sot bëjnë thirrje për bojkotim të marketeve
Ndërprerja e fondeve nga Trump për SPAK, Karamuço: Bashkëpunimi vazhdon i fuqishëm, gati arrestime të reja
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes
Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Sot mbahet seanca fillestare në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?