Marisa Brathwaite po shëtiste me të birin dhe partnerin në sheshin e Stirling të Skocisë, ku i fotografoi para shtatores së Robert the Bruce.

Por, me të parë imazhet, u habit kur pa se statuja e mbretit të hipur në kalë, dukej sikur ishte duke pluskuar në ajër, transmeton Telegrafi.


Ne foto 2 1 Selfie para shtatores që ‘pluskonte’

“Ishte larguar prej bazamenti dhe qëndronte pezull, nuk më besohej çfarë shihja”, ka shkruar Braithwaite, për pamjet që më pas u shpërndanë në internet.

Ne foto 3 Mashtrimi optik që shkaktoi bora

Këtë mashtrim optik, e kishte shkaktuar shtresa e borës që kishte ngjyrën e njëjtë, sikur qielli i ngrysur që ishte në fond. /Telegrafi/