LAJMI I FUNDIT:

Në Gjilan do të ndërtohen edhe dy shtëpi të reja për dy familje

Në Gjilan do të ndërtohen edhe dy shtëpi të reja për dy familje

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka nënshkruar memorandum mirëkuptimi me kompaninë “Buqaj”, të përfaqësuar nga Elena Krasniqi, e cila do të mbështesë dy familje për ndërtimin e shtëpive me çelësa në dorë.

Sipas një njoftimi, kryetari Haziri ka falënderuar kompaninë “Buqaj” që iu bashkua aksionit për t’i nxjerrë nga gjendja e rëndë dy familje në nevojë.

“E falënderoj pronarin e kompanisë ‘Buqaj’ dhe zonjën Krasniqi për pjesëmarrjen në programin e madh të banimit social në Gjilan. Apeloj edhe tek donatorët tjerë, komuniteti i biznesit e bashkatdhetarët që të vazhdojnë të jenë solidar, duke dhënë nga pasuria e tyre për këto familje. Urime familjes Aziri dhe Hajrullahu, të cilët brenda një viti do të bëhen me shtëpi të reja”, ka thënë Haziri.


Ai ka njoftuar se numri i shtëpive të ndërtuara dhe që janë në proces të ndërtimit në kuadër të programit të Komunës së Gjilanit për banim social e kalon shifrën 100, 50 shtëpi janë renovuar, derisa 40 familjeve po u paguhet qiraja.

Ndryshe, mjetet financiare për ndërtimin e shtëpive do të mblidhen nga produkti i brendit Argeta.

Në trend Lajme

Më shumë
Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Lajme
​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

Lajme
“Edhe po të vritem nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzoj t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

“Edhe po të vritem nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzoj t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Drejtësi
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

Lajme
“Kam gjetur parregullsi në këtë gjykatë”, komandant Hoxha nis dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

“Kam gjetur parregullsi në këtë gjykatë”, komandant Hoxha nis dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Kalo në kategori