Rreth 220 euro në muaj janë shpenzuar për kryeministrin Albin Kurti në dreka për periudhën prill tetor të këtij viti.
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka shpenzuar më shumë para se vet kryeministri Kurti gjatë periudhës prill-tetor.
Gjithsejtë 12,700 euro ka shpenzuar Bislimi në këtë periudhë, pjesa më e madhe e të cilave ka shkuar për bileta (3,927 euro).
Edhe Kurti për bileta shpenzoi 3,815 euro. Derisa për kryeministrin, për karburante janë shpenzuar 2,583 euro.
Për akomodim, për Kurtin u shpenzuan 1,804 euro derisa për dreka 1,327 euro.
Më së shumti shpenzime janë bërë nga Kabineti i Kurtit – gjithsejtë 14,403 euro. Shumica prej këtyre shpenzimeve janë bërë për dreka.
Zëvendëskryeministrja Emilija Redzepi ka shpenzuar 5,746 euro, derisa pjesa më e madhe e tyre kanë shkuar për karburante.
Kabineti i Redzepit ka shpenzuar gjithsejtë 11,000 euro.
Më se paku shpenzime në Kabinetin e Kurtit ka shpenzuar zyrtari për protokoll, Ismail Hakki Ustaibo të cilit i kanë takuar 39 euro mëditje.
Ekonomisti Safet Gërxhaliu thotë për RTVD se është mirë që të kursehen taksat e qytetarëve, sidomos në kohë pandemie.
“Duhet të tregojmë përgjegjësi dhe menaxhim të mirëfilltë të buxhetit. Qytetarët duhet të mësohen se edhe në Kosovë institucionet mund të kursejnë e jo të bëjnë garë kush po shpenzon më së tepërmi”, deklaroi Gërxhaliu.
Në total Qeveria Kurti për periudhën prill-tetor ka shpenzuar 62,616 euro./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Një epokë e artë për argëtimin: Fundway dhe BALFIN Group bashkojnë forcat për të sfiduar kufijtë!

Revolucioni i pijes energjike - GO+ Mystery fiton vëmendjen ndërkombëtare

Çmimi i arit vazhdon të thyejë rekorde

Për nder të 31-vjetorit të themelimit, Shtëpia Botuese ”Dukagjini” dhuron libra për Universitetin e Prishtinës

Wiz Khalifa i pasionuar pas tepihut të punuar nga kompania kosovare ZiuuRugs

Pasi i rriti tarifat prej 50 për qind, Trump 'bëhet pishman': Po shikoj mundësinë e uljes së tyre

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës