LAJMI I FUNDIT:

Në Geneva Motor Show do të prezantohet edhe hiper-makina amerikane Czinger 21C

Në Geneva Motor Show do të prezantohet edhe hiper-makina amerikane Czinger 21C

Prezantimi i parë i kësaj hiper-makine amerikane, është paraparë të bëhen në panairin e Gjenevës

Dëgjojmë shumë shpesh, për hiper-makina të bukura dhe të fuqishme, por që rrallë se ndonjë prej tyre, krijohet në tërësi dhe prezantohet si e përfunduar, transmeton Telegrafi.

Këtë dallim pritet ta bëjë Czinger me bazë në Los Angeles të Shteteve të Bashkuara që do ta prezantojë Czinger 21C, në Geneva Motor Show, që zhvillohet në fillim të muajit që vjen.


“Hiper-makinë e krijuar për shekullin XXI”, është thënë shkurt për këtë makinë, në një filmim të shkurtër që e tregon atë në lëvizje.

Pamjet e shkurtra, i tregojnë edhe disa detaje të hiper-makinës, që janë bërë me shumë kujdes dhe përfundime kanë marrë pamjen e duhur.

Teknologjia moderne, struktura e dhe përbërësit që i mundësojnë përformancë të lartë, e bëjnë Czinger 21C, të jetë një hiper-makinë shumë e mirë. /Telegrafi/