Në Galerinë e Arteve në Gjakovë hapet ekspozita “Pika” nga autorja Evelina Kupa

Me rastin e shënimit të Ditës së Artit, të martën në mbrëmje në Galerinë e Arteve në qytetin e Gjakovës, është hapur një ekspozitë e veçantë e quajtur “Pika”.
Në këtë ekspozitë u prezantuan rreth 50 punime të punuara nga autorja Evelina Kupa, punime këto të cilat ishin të punuara në mënyrë të veçantë, pasi që të gjitha veprat e ekspozuara ishin të punuara me qindra e mijëra pika, duke e shpalosur kreativitetin e artistes Kupa.
Përveç veçantisë së mënyrës në të cilat ishin punuar këto vepra, një element tjetër i rëndësishëm i tyre ishte edhe përfshirja e elementeve të traditës e të trashëgimisë tonë.
Ekspozita “Pika” do të vazhdojë të qëndrojë e hapur në Galerinë e Arteve në Gjakovë. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































