LAJMI I FUNDIT:

Në Fushë Kosovë dhe Obiliq arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje

Në Fushë Kosovë dhe Obiliq arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje

Në dy operacione të ndara Policia e Kosovës, në Fushë Kosovë dhe Obiliq ka arrestuar tre persona të dyshuar për  vjedhje.

Në njoftimin e Policisë thuhet se hetuesit policor  të stacioneve policore të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë, respektivisht stacioni në Fushë Kosovë dhe Obiliq, po vazhdojnë Planin Operativ për Parandalimin dhe Zbulimin e vjedhjeve.

Dy nga këto operacione të realizuar sot, ku janë arrestuar 3 persona të dyshuar për vjedhje.


Personi i parë i arrestuar është  F. S. mashkull, 36 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili dyshohet të jetë i  përfshirë në një rast të  vjedhjes së rëndë që kanë ndodhur me 06.05.2021, në një objekt në Zonën Industriale në Fushë Kosovë.

Ndërsa dy personat e tjerë të arrestuar janë  N. I. mashkull, 42 vjeç dhe B. I. mashkull, 46 vjeç, të dy shtetas të Republikës së Kosovës, të cilët nga njësitet policore të Obiliqit, janë arrestuar në flagrancë, menjëherë pasi ishin larguar nga një market ku kishin kryer një vjedhje.

Ndaj personave të arrestuar në koordinim me prokurorin e shtetit, hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me rastet në të cilat dyshohet të jenë të përfshirë, thuhet në njoftimin e Policisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Lajme
Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Lajme
Opozita serbe në Kosovë paralajmëron mobilizimin e serbëve në 'mbrojtje' të Vuçiqit

Opozita serbe në Kosovë paralajmëron mobilizimin e serbëve në 'mbrojtje' të Vuçiqit

Politikë
“Fundi i presidentit autokratik”, Dimiq: Vuçiqi është psikopat që kërcënon popullin e tij

“Fundi i presidentit autokratik”, Dimiq: Vuçiqi është psikopat që kërcënon popullin e tij

Politikë
E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

Lajme
KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Lajme
Kalo në kategori