Burrat dominojnë me prezencë, fjalime dhe përfaqësim politik në fushatën aktuale për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 11 qershorit në Kosovë, thonë përfaqësuesit e shoqërisë civile.
Sipas tyre, grave kandidate për deputete në Kuvendin e Kosovës, nuk po u jepet hapësirë për t’u paraqitur para elektoratit.
Madje edhe në media, hapësira që u është kushtuar, ka qenë e kufizuar, thonë përfaqësues të shoqërisë civile që monitorojnë zgjedhjet në Kosovë.
Ndërkaq, nëse dëgjohen motot nga premtimet parazgjedhore, të gjitha subjektet pjesëmarrëse proklamojnë se Kosova nuk mund të ecë përpara pa angazhim dhe përfaqësimin institucional të grave.
Prezantimi i pikëpamjeve politike nga gratë kandidate, ose shpalosja e programeve të partive politike, vlerësohet se ka munguar, ngase hapësirën për fushatë e debate e kanë shfrytëzuar krerët e partive dhe disa anëtarë të kryesive nga subjektet pjesëmarrëse në zgjedhje.
Vëzhguesit vendorë tashmë janë duke e përcjellë nga afër procesin.
Blerta Aliu, nga koalicioni i organizatave joqeveritare, “Demokracia në Veprim”, tha për Radion Evropa e Lirë se fushata zgjedhore po zhvillohet në kushte jo të barabarta për gratë dhe është në shpërputhje të madhe në mes asaj që po premtojnë partitë politike dhe asaj që po ndodh në realitet.
“Sa i përket monitorimit, për 6 ditët e para të fushatës, ne kemi monitoruar 394 aktivitete, me 60 vëzhgues që janë në terren. Dhe kur është fjala për pjesëmarrjen dhe aktivitetet e zhvilluara në kuadër të fushatës zgjedhore, për këto ditë, pjesëmarrja e grave ka qenë mesatarisht 16 për qind”.
“Në baza gjinore, në aktivitet e subjekteve politike, kanë folur 1334 burra, përkatësisht 80 për qind dhe 327 gra, përkatësisht 20 për qind”, tha Aliu.
Me gjithë faktin se të gjitha partitë politike, në fokus të programeve të tyre kanë avancimin e pozitës së femrave, në fushatën zgjedhore është treguar e kundërta, thotë edhe Luljeta Demolli, drejtoreshë ekzekutive në Qendrën Kosovare për Studime Gjinore.
“Ka një kulturë që po tregohet nga ana e grave në fushatën zgjedhore. Por, nuk kemi një kulturë se si po trajtohen gratë në fushatë. Ka pasur edhe fyerje”.
“Por, po ashtu, gratë nuk po dërgohen nëpër debate mediale, çka tregon shumë se partitë politike ende janë patriarkale. Dhe, kur është fjala që gratë të shpalosin programin e partisë, nuk i shohim nëpër media. Zakonisht dërgohen burrat e njëjtë”, thotë Demolli.
Si formë alternative për prezantimin e tyre dhe vizionit politik, gratë, sipas Demollit, kanë zgjedhur platformat në rrjetet sociale.
“Gratë kanë gjetur format e tyre, po shohim që përmes medieve sociale po i shpalosin idetë dhe programet e tyre. Por, partitë politike nuk kanë arritur që të tejkalojnë 30 për qindëshin në listat zgjedhore”, thekson Demolli.
Ndryshe, në listat zgjedhore subjektet politike përfaqësohen me 30 për qind të gjinisë femërore, edhe pse organizatat joqeveritare shprehen të pakënaqura më renditjen e tyre.
Përveç mungesës së imazhit të gruas në fushatën zgjedhore, sipas shoqërisë civile, numër i vogël i grave është vërejtur edhe nëpër tubime të qytetarëve.
Sidoqoftë, përfshirja e femrave në institucione është kushtëzuar edhe me Kushtetutën e Kosovës, e cila parasheh përfaqësimin prej 30 për qind të grave në Kuvendin e Kosovës. /rel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëProtestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Amerikanët i kërkojnë Shqipërisë kolumbianin e kokainës
Dy fshatra shqiptare të veriut qe tri ditë pa rrymë, shkak borxhi
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale
Lutfiu ftohet nga Prokuroria në Serbi për protestën e gushtit në Bujanoc
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite