Për më shumë se dy vite në linjën e veçantë buxhetore të Fondit të veriut, deri tani janë grumbulluar mbi 11 milionë euro, mjete këto që do të shfrytëzohen për investime në katër komuna të populluara me serbë në veri të Kosovës.
Ndarja e këtyre mjeteve, sipas marrëveshjes, përfshihen vetëm taksat e mallrave të importuara në pikat kufitare Jarinë-Rudnicë dhe Tabavije-Bërnjak. Ky fond po menaxhohet nga një bord i cili drejtohet nga përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian, përfaqësuesi i Ministrisë së Financave dhe përfaqësues të komunave veriore.
Ish-drejtori i Doganave të Kosovës, Lulzim Rafuna, i cili para një jave ishte në detyrën e drejtorit, ka thënë se nga Doganat e Kosovës për fondin e veriut që nga viti 2013, e deri tani janë mbledhur 11 milionë euro.
“Që nga 15 dhjetori 2013, kur oficeret doganor te doganës se Kosovë janë vendosur në dy vendkalime doganore deri më sot në ato dy vendkalime doganore janë inkasuar 11 milionë euro. Të gjitha këto 11 milionë euro, të hyra që kanë ardhur në emër të detyrimeve importues doganore janë derdhur në buxhetin e shtetit”, tha Rafuna, raporton KP.
Sipas njoftimit të Bashkimit Evropian në Prishtinë, nga ky fond për komunat me shumicë serbe, deri tani janë ndarë rreth 700 mijë euro.
“Bordi Menaxhues i Fondit Zhvillimor ka ndarë 700,000 euro për dy projekte në pjesën veriore të Kosovës. Mbi 400,000 euro janë ndarë për zhvillimin ekonomik lokal në Komunën e Zubin Potokut, përfshirë zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, mbështetjen në bujqësi dhe vetëpunësimin. Bordi ndau gati 300,000 euro për Komunën e Zveçanit për ndërtimin e rrjetit komunal të ujit dhe ujërave të zeza, rrjetit të energjisë elektrike dhe infrastrukturës rrugore për 10 shtëpi banimi të rasteve sociale të financuara nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, dhe për 20 shtëpi për të zhvendosurit të financuara nga Ministria për Komunitete dhe Kthim. Bordi u pajtua gjithashtu me planin e sugjeruar të auditimit të veprimtarisë së Fondit që të bëhet nga ana e Auditorit të Përgjithshëm. Kjo do të fillojë në vjeshtë të këtij viti”, thuhet në njoftimin e BE-së. Po ashtu, sipas këtij njoftimi, Fondi Zhvillimor gjeneron të hyra nga taksat e mbledhura në vendkalimet kufitare Jarinje/Rudnicë dhe Tabavije/Bërnjak”, thuhet në këtë njoftim.
Ndarja e këtyre mjeteve me destinim të veçantë në buxhetin e Kosovës, ka filluar të bëhet nga 14 dhjetori i vitit 2013 në bazë të marrëveshjes së Brukselit që mallrat të cilat kanë destinim nevojat e popullatës që jeton në katër komunat veriore Leposaviq, Zveçan, Zubin Potok dhe Mitrovicën Veriore.
Qysh prej fillimit të implementimit të kësaj marrëveshje oficerët doganorë kanë zbuluar afër 70 kundërvajtje doganore dhe kanë penaziluar bizneset apo individët të caktuar të cilët kanë shkelur procedurat doganore. Sipas këtyre të dhënave që i ka redaksia e KosovaPress, rastet me “peshë” të konfiskimit të mallrave në PKK në veri, ka pasur vetëm dy raste në vitin 2014./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

A keni fatura të larta të energjisë elektrike? UniSolar ofron zgjidhje ekonomike dhe ekologjike për ju!

Djathi Akadia: 4 arsye pse është djathi nr. 1 i rekomanduar për muajin e Ramazanit

Trump dyfishon tarifat shtesë për të gjitha importet kineze në 20%

Ramazani me kursime: Zbuloni zbritjet në Emona Center

Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës