Në Evzoni për hyrje në Maqedoni pritet të paktën gjysmë ore

Të paktën 30 minuta pritet në vendkalimi kufitar Evzoni - Bogorodicë, në anën greke, për hyrje në Maqedoni. Në vendkalim ka kolonë kilometërshe të automjeteve që presin të hyjnë në Maqedoni dhe të vazhdojnë me udhëtimin.
Nga ana e Maqedonisë, përsëri, në vendkalimin Bogorodicë, për hyrje-dalje nga vendi pritet deri në 20 minuta, informojnë autoritetet kompetente të vendkalimit kufitar.
Në vendkalimin e anës së Maqedonisë në funksion janë vënë të gjitha korsitë. Kalimi i kufirit zhvillohet normal, thonë nga vendkalimi Bogorodicë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
LAMM informon se intensiteti i komunikacionit në rrugët jashtë mjediseve urbane është rritur, ndërsa komunikacioni po zhvillohet nëpër korsi të thata./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
29/07/2018
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































