Në kohën e Shqipërisë komuniste, një shkodran, në emër të popullit, e arrestojnë natën. “Cilit popull? Po populli n’këtë kohë asht n’gjumë bre!”, ishte reagimi i shkodranit. Ky reagim duket qesharak, marrë parasysh sensin e humorit të shkodranëve. Por, populli vërtet ishte në gjumë, se po të ishte i zgjuar nuk do të ndodhnin marritë më të mëdha të historisë së shqiptarëve. Ishte në gjumë sepse secili mendonte vetëm për vete. Tjetri nuk kishte rëndësi. Madje nëse ai tjetri zgjohej, e merrte shpejt dënimin nga pushteti dhe… nga populli pra! Për propagandë dhe agjitacion! Për tradhti! Për prishje gjumi! Të gjumit që ishte aq i thellë saqë askush, as sot, nuk e ndien veten bashkëfajtor për mbijetesën pothuajse pesëdhjetëvjeçare të një prej diktaturave më të çoroditura në botë. Sepse gjithçka ndodhi teksa populli ishte… në gjumë!
Fatkeqësisht, në gjumë është edhe populli i Kosovës. Edhe këtu shumica mendon vetëm për vete. Mirëqenia e tjetrit dhe e shoqërisë nuk kanë rëndësi. As shteti!
Prandaj, Frashër Demaj u bë emër. Duke shkruar libra të këqij shkollorë. Por, nuk ishte i vetmi. Dhe, nuk ka veç ai faj! Dikush me ndikim atij ia besoi atë detyrë. Institucionet. Shteti. Askush nuk reagoi për kualitetin e librave prej të cilëve mësonin nxënësit. As nxënësit. As prindërit. As për faktin se si në një shoqëri që nuk lexon, libri për disa është biznes goxha fitimprurës.
Shumë shpejt, me popullin që fle, Demaj u ngre në akademik. Njëjtë si Bardh Rugova dhe jo vetëm. Ndaj është prapë i pafajshëm, sepse u votua nga shumë akademikë të tjerë; sepse degradimi i institucionit të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës nuk nisi me të; sepse shumica e kandidatëve për akademikë, më 2016, ishin të nivelit të tij; sepse siç është “arsyetuar” akademik Ali Aliu për një numër të revistës “Akademia”: “Akademia është ashtu si Kosova”…
E pra, Akademia është si Kosova. Prandaj, gjithçka është e mundur në Kosovë (Akademi). Gjithkush mund të thotë se është shqiptar e patriot e akademik. Sepse shqiptari e ka amputuar turpin. Gjithkush mund të pretendojë se është ekspert i arsimit, ekspert i shëndetësisë apo i çështjeve juridike, analist politik, gazetar, dramaturg, shkrimtar, poet, regjisor, koreograf, piktor, skulptor, kritik… Që të gjithë këta, me nga një organizatë joqeveritare prapa. Për t’i lënë anash ata që vlejnë. Për t’ua mbyllur rrugët atyre që dinë dhe që e duan këtë vend e që janë dëshmuar edhe jashtë. Për fonde. Për ndonjë deklaratë a performancë. Për asgjë me rëndësi. Duke qenë përherë të zëshëm, se kështu janë më të bindshëm se po punojnë, më ndryshe, më mirë, më me guxim… kundër “kolosit” Frashër Demajt dhe… për popullin! Por, për cilin popull kur populli është në gjumë?
E vërteta e keqe është se artin e kanë shkatërruar shumica e atyre që thirren në art; politikën e kanë degraduar ata që merren me politikë; gazetarinë e shkretuan gazetarët injorantë e profiterë; debati vdiq nga “analistët”; shëndetësia u pllakos edhe nga mjekët afaristë; arsimi u degradua sa nga politika e nga punëtorët e sistemit arsimor, po aq edhe nga “ekspertët” e jashtëm…
“Kosovës kanë filluar me iu tha rrënjët, se degët moti ia kanë thyer. Inshallah nuk zhduket para se me vdekë unë e me u varros aty”, më thotë me zemër të plastë, miku im, poeti Xhevdet Bajraj.
Prandaj, mos e shani vetëm Frashër Demajn, sepse shpejt do të shihni, do të lexoni dhe do të dëgjoni lajme edhe më të këqija nga Akademia (Kosova). Sepse, në gjumë të thellë gjithçka ndodhë… natën, në emër të popullit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Gjesti zgjedh për t'i rikthyer: Redonin, G Banin, Jozin, Amberin, Klajdin, Krisën dhe Gertin, banorët shkojnë në televotim

Një këngëtar, një sipërmarrës dhe një blogere, tre banorë të rinj i bashkohen shtëpisë së BBVA

Gjesti takon motrën e Eglit: Nëse lëndohet ndonjëherë, janë gjëra që ndodhin

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë

Egli Tako kërkon ta lërë shtëpinë e Big Brother VIP Albania

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë