Site icon Telegrafi

Në ditëlindjen e 45-të të Joaquin Phoenix, jua sjellim disa prej thënieve më të mira filmike të tij

Joaquin Phoenix (Foto: Rich Fury/Getty Images/Guliver)

Joaquin Phoenix është aktualisht kryetemë mediave për arsye të shumta. Ai është duke e shijuar suksesin e madh të filmit “Joker” që pos pëlqimit nga fansat, ka marrë edhe kritika të shumta pozitive për portretizimin e tij.

Aktori është i njohur për masat ekstreme që i ndërmerr për ekzekutimin sa më të mirë të rolit, ndërsa për këtë film, ai kishte bërë një transformim të madh në fizikun e tij duke humbur shumë në peshë.

Gjatë karrierës, ylli hollivudian ka luajtur në filma mjaft të suksesshëm, duke përmendur “Gladiator”, “Walk the Line”, “Her” e të tjerë. Sot (28 tetor), Phoenix i ka mbushur 45 vjet dhe me këtë rast jua sjellim disa prej thënieve më të mira filmike, natyrisht duke i përfshirë edhe ato te “Joker”:

Kam menduar se jeta ime ishte një tragjedi, por tash e di se është një komedi (“Joker”)

https://youtu.be/80qJaHCYPqc

“Joker” është bërë një prej filmave më të suksesshëm të momentit në ‘box-office’. Phoenix ka bërë një interpretim të mrekullueshëm në film dhe është pamundur që të mos ndjesh dhembshuri për karakterin e tij, Arthur Fleck, që shfaqet me probleme mendore.

Ambicia mund të jetë një virtyt kur na shtyn të shkëlqejmë. Shkathtësi. Kurajë. Ndoshta jo në fushëbetejë, por ka shumë forma të kurajës (“Gladiator”)

Nganjëherë mendoj se kam ndier gjithçka që do të ndjej ndonjëherë. Dhe tash e tutje nuk do të ndjej asgjë të re, vetëm versione më të vogla të asaj që kam ndier deri më tani (“Her”)

Meqë je e imja, po e kontrolloj veten (“Walk The Line”)

Nuk e di se çfarë të kam thënë, por nëse ke punë për mua, unë do ta kryej atë

/Telegrafi/

 

 

Exit mobile version