LAJMI I FUNDIT:

Në Dibër dhe Qendrën Zhupa të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar 31 persona

Në Dibër dhe Qendrën Zhupa të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar 31 persona

Në Komunën e Dibrës dhe Qendrën Zhupa të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar 31 persona

Sipas kryetares së Komisionit zgjedhor lokal, Elmira Bakalli, në Dibër kanë votuar 30 persona, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Kanë votuar 30 persona të sëmurë. Është dashur që të votojnë 33, por tre persona tjerë nuk janë gjetur në adresën e paralajmëruar. Materialet votuese janë shpërndarë pa probleme dhe presim që edhe dita e nesërme të kaloj mirë”, tha Bakalli.


Në Komnën e Dibrës nesër përveç zgjedhjeve presidenciale qytetarët do të votojnë edhe për kryetarin e ri të komunës.

Ndërsa në Komunën Qendra Zhupa, kërkesë kishte parashtrua vetëm një person që të drejtën e votës ta shfrytëzoj nga shtëpia e tij, i cili edhe e ka realizuar./Telegrafi/