Michael Doyle, zëdhënës i Dhomave të Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, përmes informimit javor të DhSK-së, njoftoi se më 7 nëntor në gjatë seancës në çështjen gjyqësore ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, trupi gjykues ka lëshuar urdhër me gojë, i cili ka për qëllim që gjykimi në këtë çështje të zhvillohet sa më shumë në seancë publike.
“Ky urdhër gojor vjen pas një urdhri të mëhershëm të trupit gjykues këtë vit, që i udhëzonte palët të mbanin parasysh parimin procesit publik dhe të paraqitnin sugjerime konkrete për siguruar një shkallë më të madhe të mbajtjes së gjykimit në seanca publike, duke pasur parasysh numrin e seancave private dhe të mbyllura”, tha zëdhënësi Doyle.
Ai theksoi se në përputhje me këtë urdhër, palët duhet të rishikojnë transkriptat e gjykimit nga seancat private të përcaktuara brenda afateve.
Sipas tij, ky vendim vlen për transkriptet e kaluara si dhe për të gjitha transkriptet e ardhshme.
“Krahas kësaj, si rregull i përgjithshëm, palët duhet ta identifikojnë mjaftueshëm një dëshmitar të mbrojtur ose informacion konfidencial në secilën kërkesë për redaktim të informacionit. Kur ta bëjnë këtë, ata duhet të mbajnë parasysh nevojën për të siguruar që gjykimi të zhvillohet sa më shumë në seanca publike, ndërkohë që sigurojnë mbrojtje efektive për ata të cilëve u janë miratuar masa mbrojtëse”, tha Doyle, transmeton “Betimi për Drejtësi”.
Tutje, ai tha se trupi gjykues paraiqiti edhe një masë me anë të secilës palët do të dorëzojnë versionet e redaktuara publike dhe versionet konfidenciale të parashtrimeve, përveç nëse ka arsye bindëse për të mos e bërë këtë.
“Kjo do të thotë se çdo parashtrim konfidencial duhet të ketë automatikisht versionin e redaktuar publik”, tha Doyle.
Ndryshe, Doyle njoftoi se gjatë kësaj jave, në këtë çështje gjyqësore janë dëgjuar tre dëhsmitarë.
“Në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët, dëshmitari i 32-të i thirrur nga Prokuroria, z. Predrag Dediq, përfundoi dhënien e dëshmisë të enjten e kaluar, 2 nëntor. Të hënën, më 6 nëntor, z. Gjergj Dedaj, dëshmitari i 33-të i thirrur nga Prokuroria, filloi dhënien e dëshmisë dhe e përfundoi atë pas pyetjeve të Prokurorisë dhe pasi u mor në pyetje nga dy prej katër ekipeve të mbrojtjes dhe nga trupi gjykues. Dëshmitari i 34-të, Dragan Ivanisheviq, filloi dhënien e dëshmisë sot paradite”, tha ai.
Ndërsa, lidhur me çështjen ndaj Isni Kilajt, Doyle tha se ai është arrestuar më 2 nëntor në Kosovë nga ZPS në mbështetje të Policisë së Kosovës dhe EULEX-it, duke treguar se për çfarë veprash penale dyshohet ai.
“Urdhri për arrestimin e Isni Kilajt u lëshua nga prokurorja e specializuar për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, përfshirë pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës”, tha zëdhënësi i DhSK-së.
Sipas Doyle, Kilaj më 3 nëntor u transferua në objektin e paraburgimit në bazë të urdhrit për transfer të lëshuar nga gjykatësi. Ndërsa, të shtunën më 4 nëntor është mbajtur seanca publike në të cilën Kilaj është informuar lidhur me arrestimin e tij.
“Seanca ishte publike gjatë së cilës gjykatësi siguroi që z. Kilaj ishte informuar për arsyet e arrestimit të tij dhe që të drejtat e tij sipas Ligjit dhe Rregullores, ndër të cilat e drejta për përfaqësim juridik, ishin respektuar”, tha Doyle.
Zëdhënësi i DhSK-së, më pas njoftoi se më 6 nëntor, u urdhërua caktimi i paraburgimit për Kilajn, me arsyetimin se ekzistonte dyshimi i bazuar se ka kryer veprat penale për të cilat ishte arrestuar.
“Për shkak të rrezikut të arratisjes dhe rreziqeve të tjera të paraqitura në vendim, gjykatësi e gjykoi të përshtatshëm vazhdimin e paraburgimit. Gjykatësi vuri në dukje gjithashtu se hollësitë e mëtejshme në lidhje me arsyetimin në të cilin bazohet ky vendim do të jepen në një vendim të mëvonshëm, deri më 9 nëntor 2023”, tha Doyle.
Zëdhënësi i DhSK-së, njoftoi se më 3 nëntor gjithashtu është mbajtur edhe një seancë mbi ecurinë e çështjes ndaj Sabit Januzit dhe Ismet Bahtjarit.
“Gjatë seancës mbi ecurinë e çështjes u diskutuan përditësime lidhur me përparimin e hetimeve, përkthimin e materialit provues dhe aspekte të tjera që synojnë të sigurojnë administrim efikas të procesit. Gjykatësi i procedurës paraprake lëshoi gjithashtu një urdhër gojor, me të cilin udhëzoi Prokurorinë të dorëzojë dosjen paraprake deri të premten, 2 shkurt 2024. Në të njëjtën çështje gjyqësore, më 2 nëntor, administratorja informoi gjykatësin e procedurës paraprake se z. Januzi ka zgjedhur z. Xhonatan Elistan Ris për mbrojtës dhe se administratorja miratoi në mënyrë të kushtëzuar z. Hju Bauden si bashkëmbrojtës të z. Januz”, tha Doyle.
Ndryshe, Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, çdo të enjte, në orën 14:30, përmes platformës online “Zoom” mbajnë informim javor ku ofrojnë informacione të përditësuara mbi zhvillimet e fundit lidhur me procedurat gjyqësore dhe veprimtaritë në këtë gjykatë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRasti i vdekjes së 7 vjeçares pas rezonancës magnetike, ekspertja e IML-së deklarohet rreth raportit të ekzaminimit toksikologjik
Dëshmitari i 105-të në rastin ndaj Thaçit dhe të tjerëve: Me kanë akuzuar se kam vrarë shqiptarë, ishte justifikim për ndalimin tim
Gjykata e Posaçme sekuestron pasuritë e Monika Kryemadhit dhe nënës së saj
Vrasja e 14-vjeçarit, Bamir Topi me tone të ashpra: Jemi për faqe të zezë
Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej
Ligji për gjuhët në RMV, Shoqata e Veteranëve të UÇK-së i reagon Kurtit: Tërhiqe deklaratën dhe kërko falje
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Gjermania dhe Finlanda në alarm pasi një kabllo nënujore që lidhte dy vendet ka pasur “një ndërprerje”
Pesë fjalët e Zelenskyt për t'i shkaktuar frikë Putinit - përpara sulmeve me raketa amerikane thellë në Rusi
Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej
"Jemi të lumtur dhe tani presim kundërshtarin e play-offit" - Muriqi flet pas fitores
Rohde: Gjermania kufizon aktivitetet politike për zgjedhjet e Kosovës në territorin e saj
Kammer: Me këtë rritje Kosovës i duhen 20 vjet për të arritur te gjysma e standardit evropian