LAJMI I FUNDIT:

Në Çair, Aerodrom dhe Gazi Babë do të mund të shfrytëzohen 100 vetura elektrike për udhëtim, nënshkruhet marrëveshja

Në Çair, Aerodrom dhe Gazi Babë do të mund të shfrytëzohen 100 vetura elektrike për udhëtim, nënshkruhet marrëveshja

Nga marsi i vitit të ardhshëm banorët e Shkupit do të mund të shfrytëzojnë vetura elektrike për nevojat e tyre të udhëtimit.

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Izet Mexhiti dhe ministrja e Energjetikës Minierave dhe Burimeve Minerale Sanja Bozhinovska sot nënshkruan letrën e qëllimit për mbështetjen e zbatimit të projektit “100% carsharing elektrik” në Shkup, projekt i kompanisë “AVANT CAR” nga Sllovenia dhe i cili do të sigurojë qindra vetura elektrike në shërbim të qytetarëve të RMV-së.

Zv. kryeministri Izet Mexhiti tha se ky projekt fillimisht do të zbatohet në 3 komuna të qytetit të Shkupit, në komunën e Çairit, Gazibabës dhe Aerodromit.


Ai theksoi se qytetarët do të kenë mundësi për transport më ekonomik pa e cënuar mjedisin.

“Nënshkrimi i letrës së qëllimeve për të mbështetur sistemin elektrik Car sharing përfaqëson një aksion konkret dhe të dukshëm për të zgjidhur një nga sfidat më urgjente me të cilat përballemi, ajrin e ndotur.

Kjo është një mundësi drejtë një Shkupi më të shëndetshëm dhe më ekologjik, që të mundësojmë Shkupi të jetë një qytet që kujdeset për qytetarët e vet. Qyteti ynë kohë të gjatë po përballet me pasojat e ndotjes urbane prandaj synimi është që në këtë mënyrë të ndikojmë drejtëpërdrejtë dhe të reduktojmë emetimet e Cо2 dhe ndotjen që është prioriteti ynë si ministri” tha Izet Mexhiti.

Në trend Lajme

Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Politikë
Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Lajme

"Nuk ka logjikë", Gjini: Nuk besoj që Limaj do të shkojë në koalicion me Kurtin

Lajme
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Kalo në kategori