LAJMI I FUNDIT:

Në Argjentinë kërkohet rilargimi i Messit nga Kombëtarja  

Në Argjentinë kërkohet rilargimi i Messit nga Kombëtarja  
Lionel Messi (Getty Images)

Ylli i Barcelonës, Lionel Messi, ka marr kritika të mëdha në Argjentinë, ku kërkojnë largimin e tij nga Kombëtarja.

Humbja 3-0 e Argjentinës ndaj Kroacisë ishte një dështim edhe për yllin e kësaj skuadre, Leo Messin.

Kritikat në Argjentinë janë të ashpra dhe gazetari i mirënjohur Fernando Niembro kërkon që pesë herë fituesi i Topit të Artë të heqë dorë nga kombëtarja.


Plot 679 minuta pa shënuar në një Botëror - Statistikat shokuese që tregojnë se Messi ishte "hije" ndaj Kroacisë!
Lexo po ashtu Plot 679 minuta pa shënuar në një Botëror - Statistikat shokuese që tregojnë se Messi ishte "hije" ndaj Kroacisë!

“Messi, u largove nga kombëtarja përpara disa vitesh. Nuk do të ishte keq po ta bëje sërish”, është titulli i opinionit të Niembros, i cili kritikon Messin se është bërë zot i përfaqësueses duke zgjedhur miqtë e tij.

Messi dhe dëshpërimi i tij në ndeshje ndaj Kroacisë (Getty Images)

Gjithashtu, gazetari e kritikon Messin për faktin që nuk bën diferencën siç bën me Barcelonën, përcjell Top Channel.

Frazat më të rënda ndaj Leo Messit janë këto më poshtë:

Messi me dy miqtë e tij më të mirë (Getty Images)

“Messi u bë zot i kombëtares argjentinase. Është trajneri i skuadrës sonë dhe vendosi që të fusë në formacion miqtë e tij. Dhe ja ku e keni rezultatin. Një ekip pa forcë, një ekip i vyshkur, një ekip pa zemër”.

Munishi: Trajneri i Kroacisë ia ndërpreu oksigjenin Messit, Kroacia është ekipi më i mirë taktikisht që kam parë ndonjëherë
Lexo po ashtu Munishi: Trajneri i Kroacisë ia ndërpreu oksigjenin Messit, Kroacia është ekipi më i mirë taktikisht që kam parë ndonjëherë

“Messi, kërkojmë prej teje që të luash me zemër. Je lojtari më i mirë. Kur ekipi rrëzohet, më të mirit të skuadrës i kërkohet që të japë dhe atë që nuk ka”.

“Ti nuk e dhe. Boll më me mikun tënd Mascherano. Një herë e dhe dorëheqjen nga kombëtarja, nuk do të ishte keq që ta bëje sërish këtë gjë”.

Në trend Sport

Më shumë
Courtois zbulon pse Real Madridi u eliminua nga Arsenali, shkak një lojtar

Courtois zbulon pse Real Madridi u eliminua nga Arsenali, shkak një lojtar

Liga e Kampionëve
Rashford i vendosur për t'u bashkuar me gjigantin evropian në verë

Rashford i vendosur për t'u bashkuar me gjigantin evropian në verë

Premier League

"Pa të në fushë Man Utd do të luftonte për mbijetesë" - Rio Ferdinand tregon lojtarin më të rëndësishëm të Djajve të Kuq

Premier League
Klopp drejt rikthimit të madh, favorit për ta zëvendësuar Ancelottin te Reali

Klopp drejt rikthimit të madh, favorit për ta zëvendësuar Ancelottin te Reali

La Liga
Harry Kane kritikon bashkëlojtarët e Bayern Munichut pas gabimit 'kriminal' në humbjen ndaj Interit

Harry Kane kritikon bashkëlojtarët e Bayern Munichut pas gabimit 'kriminal' në humbjen ndaj Interit

Liga e Kampionëve
Vinicius Junior premton rikthim të fuqishëm të Realit, por edhe uron Arsenalin për kualifikimin

Vinicius Junior premton rikthim të fuqishëm të Realit, por edhe uron Arsenalin për kualifikimin

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori