DJ Dalool kishte njoftuar kohë më parë se do të vijë me një tjetër bashkëpunim me Ardian Bujupin dhe tashmë projekti është duke ardhur.

Kënga e re me titull “Na jena njo” është paralajmëruar se do të lansohet në një të ardhme të afërt.


Madje është publikuar një xhirim i shkurtër nga videoklipi i ri i realizuar nga XL Films. Teksti mban firmën e një prej reperëve të parë e të shquar të skenës muzikore, Da Ghost, i cili rikthehet artistikisht.

Ardiani dhe Dalool kanë bashkëpunuar edhe në të kaluarën, në këngët e tilla, si “Penthouse” apo “Feel”, ku këndon edhe Genta Ismajli. /Telegrafi/