LAJMI I FUNDIT:

Në AKP emërime në pozita të larta pa konkurs

Në AKP emërime në pozita të larta pa konkurs

Se bordet e ndërmarrjeve publike janë shndërruar në çerdhe strehimi e rreshtimi për militantë partiakë e politikë, dëshmon edhe mbledhja e fundit e bordit të drejtorëve të Agjencisë Kosovare për Privatizim.

Në këtë mbledhje, siç njofton kumtesa nga AKP, anë bërë emërime, pa konkurs publik, në disa pozite.

Kështu, sipas kumtesës së AKP-së, raporton Koha Ditore, Bordi i Drejtorëve i Agjencisë Kosovare të Privatizimit i kryesuar Kryesuesi i Bordit. Petrit Gashi, konsensus të plotë emëroi Ekrem Hajdari në pozitën e Drejtorit Menaxhues të AKP-së, Avni Jashari në pozitën e zëvendësdrejtorit Menaxhues për Likuidim dhe Vabona Dibra, zëvendësdrejtoreshë për Shitje. Të emëruarit në këto pozita do të kenë mandat 3 vjeçar duke filluar nga data 1 qershor 2016.


Valbona Dibra ka qene deputetet e PDK-se ne legjislaturën e kaluar. /Telegrafi/