LAJMI I FUNDIT:

Në 21 vjetorin e zhdukjes së Ukshin Hotit, djali i tij Andini me dedikim emocionues

Në 21 vjetorin e zhdukjes së Ukshin Hotit, djali i tij Andini me dedikim emocionues

Sot bëhen 21 vjet nga zhdukja e veprimtarit Ukshin Hoti. E me këtë rast, djali i tij Andini që ishte deputet nga radhët e PDK-së, ka publikuar një foto kur ai ishte foshnje në prehër të babait të tij.

Andini, me një dedikim emocionues në Facebook, ka thënë se nuk arriti të marrë përkujdesin prindëror, por jo me fajin e të atit. Ndërsa thotë se ndihet krenar që i la si trashëgimi respektin e popullit.

Postimi i plotë i Hotit:


“Shokë, shihemi në Kosovën e lirë”

Ukshin Hoti, 16 maj 1999, Dubravë!

Sot bëhen 21 vite apo 7670 ditë që nga zhdukja me forcë e babit nga Burgu i Dubraves!

Edhe nëse dikush do t’donte t’na zbeh forcen për mbajtjen e shpresës që një ditë do t’dihet fati i tij, e kan gabim! Ajo shpresë nuk do t’shuhet sa t’kemi jetë.

Nuk më le pasuri si trashegimi, dhe e di unë se si jam rrit, por më le diçka që as parja e krejt botes nuk e blen, më le pasurinë më të madhe të njeriut: Respektin, Nderin dhe Krenarinë!

As kujdesin prindëror nuk e mora prej teje, natyrisht jo me faj tëndin, por sepse grillat e burgut ta pamundësuan, por më le diçka të madhe: Respektin e popullit.

FALEMINDERIT!”, ka shkruar Andini.

Veprimtari i Lëvizjes Kombëtare, profesori Ukshin Hoti, për aktivitetin e tij atdhetar ishte arrestuar disa herë nga regjimi serb i Titos dhe i Milosheviqit. Për herë të fundit ishte arrestuar në vitin 1994 nga policia serbe me akuzën e ushtrimit të veprimtarisë armiqësore kundra Jugosllavisë dhe për pjesëmarrjen e tij në lëvizjen për Republikën e Kosovës, me ç’ rast ishte dënuar 5 vjet burg.

Më 16 Maj të vitit 1999 pas lirimit dhe pas daljes nga qelia e Burgut të Dubravës, Ukshin Hoti zhduket nga polica serbe pa lënë gjurmë.

Shokët e burgut, ata që kanë shpëtuar nga masakra e Dubravës, disa ditë më vonë, kanë treguar se Ukshini ishte liruar nga burgu më 16 maj, ditën e diel, ditë që nuk praktikohej lirimi i të burgosurve.

Prej asaj kohe e deri tani, veprimtari i madh i çështjes kombëtare shqiptare, magjistri, filozofi, shkrimtari, publicisti, atdhetari i përkushtuar, Ukshin Hoti edhe sot e kësaj dite konsiderohet ende i zhdukur./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Lajme
Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Lajme
Kryetari i Listës Serbe renditet i shtati për nga numri i votave, prin Branislav Nikoliq

Kryetari i Listës Serbe renditet i shtati për nga numri i votave, prin Branislav Nikoliq

Lajme
Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Politikë
Haradinaj deputet në gjitha legjislaturat që nga paslufta, disa nga veteranët e Kuvendit me mbi 6 mandate

Haradinaj deputet në gjitha legjislaturat që nga paslufta, disa nga veteranët e Kuvendit me mbi 6 mandate

Lajme
Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Lajme
Kalo në kategori