Shoqata e Gastronmëve të Prishtinës, e cila përfaqëson kafiteritë, restoranet dhe hotelet kryesore të kryeqytetit këtë vit festën e përvjetorit të Pavarësisë së Kosovës, e ka filluar më herët.
Në fakt, iniciativa e shoqatës ka hyrë në agjendën shtetërore si njëra nga pikat kyçe të festimit të përvjetorit të 11-të të Pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt.
Përveç falenderimeve të shkruara në pano të mëdha para hyrjeve të lokaleve në shumicën e gjuhëve të shteteve më të mëdha dhe më të rëndësishme që e kanë njohur pavarësinë e shtetit tonë, më 17 shkurt, Shoqata e Gastronomëve ka propozuar që për secilin shtet mik të Kosovës të vendoset nga një shampanjë me flamurin e shtetit përkatës dhe në praninë e kryeministrit dhe ambasadorëve të akredituar në vendin tonë ato të hapen, për të filluar festën e madhe dhe të përbashkët me qytetarët dhe mysafirët e ftuar në Sheshin ‘Skenderbeu’.
Në hapje të ngjarjes, përveç gastronomëve të Prishtinës, i pranishëm do të jetë edhe Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, bashkë me fytyra të tjera publike dhe përfaqësues të shteteve mike të Kosovës.
“Ky do të jetë një përvjetor i kushtuar shteteve mike të Kosovës, të cilat menjëherë pas shpalljes së Pavarësisë kanë konfirmuar njohjen e shtetit më të ri të Evropës, Republikës së Kosovës. Ndërsa, ne si shteti më i ri dhe vendi me numrin më të madh të të rinjëve në kontinent, kemi dashur që të bëhemi bashkë në një vend për festën më të madhe të vendit tonë, por gjithsesi edhe për të falenderuar në mënyrë krejtësisht unike një nga një secilin vend i cili e ka njohur Kosovën” ka thënë Petrit Kllokoqi, kryetar i Shoqatës së Gastronmëve të Prishtinës.
“Iniciativa jonë është mirëpritur nga institucionet shtetërore dhe të dielen, më 17 shkurt, aktiviteti ynë është pjesë e rëndësishme e agjendës festive për 11 vjetorin e Pavarësisë tonë”, tha ai.
Të dielen, kafiteritë e shumta në kryeqytet, përveç falenderimeve me shkrim të bëra ndaj shteteve mike të Kosovës poashtu do të angazhohen për festën e përbashkët në shesh, ndërsa gjatë ditës do mirëpresin mysafirët me muzikë dhe ushqime të vendeve përkatëse, të cilat ata e kanë marrë përsipar për t’i falenderuar edhe individualisht, por edhe si anëtarë të Shoqatës e cila i përfaqëson ata. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

VLEN: Ligji për “branitellat” nuk kalon pa përfshirjen e ish-pjesëtarëve të UÇK-së

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Edhe një premtim për trenin e shpejtë brenda Shkupit

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Dëshmitari thotë se njëri i akuzuar ia postoi foton në 'Instagramin' e grupit terrorist 'Brigada e Veriut'

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë, emërohet Zëvendës Ndihmës Sekretare amerikane e Shtetit për Ballkanin Perëndimor

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës