290 rrufe për 10 minuta ka regjistruar Shërbimi Meteorologjik Ushtarak mbrëmjen e djeshme.

Pjesa më e madhe e rrufeve janë regjistruar në rajonin e Shqipërisë së mesme, kryesisht në Tiranë dhe zonat përreth.


E gjithë mbrëmja e së hënës dhe mëngjesi i së martës kanë qenë të dominuara nga reshjet e shiut në formën e shtrëngatave e stuhive.

Përmbytje janë regjistruar në disa zonë, kryesisht në Fushë Krujë, Laç, por edhe në Tiranë.

Mëngjesi i sotëm Tiranën e ka rikthyer edhe lëkundjet e tokës. Një tërmet me magnitutë 3.4 dhe thellësi dy kilometra është regjistruar në orën 07:22. /TCH/