Pas përfundimit të ndeshjeve kualifikuese për Euro 2024, rikthehet futbolli në kampionatet kombëtare.

Kësisoj elita e futbollit kosovar do të rikthehet në aksion me ndeshje mjaftë interesante.


Lideri aktual i kampionatit, Drita do të përballet me skuadrën e fundit në tabelë, Drenicën në stadiumin me bari sintetik në Gjilan.

Kryendeshja e kësaj jave padyshim se zhvillohet në Suharekë, ku kampioni në fuqi Ballkani përballet me Prishtinën.

Duel shumë interesant do të zhvillohet edhe në Klinë, me Dukagjinin që presin Ferizajn.

Screenshot 1 105

Prishtina do të rikthehet t'i luaj ndeshjet në kryeqytet, ku në kuadër të xhiros së 27-të pret Trepçën '89.

Sfida e fundit por jo nga rëndësia zhvillohet në stadiumin 'Zahir Pajaziti' në Podujevë, me Llapin që përballet me Malishevën.

E nga kjo fundjavë do të jetë një orar i ri i ndeshjeve të Superligës, pasi ato do të zhvillohen nga ora 15:00. /Telegrafi/

telegrafi sport app