LAJMI I FUNDIT:

Ndryshojnë vlerat e futbollistëve: Erling Haaland kalon Kylian Mbappen dhe bëhet futbollisti më i vlefshëm në botë

Ndryshojnë vlerat e futbollistëve: Erling Haaland kalon Kylian Mbappen dhe bëhet futbollisti më i vlefshëm në botë

Erling Haaland është futbollisti më i vlefshëm në botë, duke kaluar edhe francezin Kylian Mbappe.

Të dhënat e fundit nga KPMG Football Benchmark, një platformë interaktive që kryen analiza të thelluara të biznesit të futbollit.


Sulmuesi norvegjez ka kaluar francezin Kylian Mbappe dhe tani shihet si futbollisti më i vlefshëm në botë.

21-vjeçari tani vlerësohet prej 144,2 milionë euro, duke lënë mbrapa francezin Kylian Mbappe me vlerë prej 139,5 milionë euro.

Në pozitën e tretë mbetet anglezi Harry Kane me vlerë prej 121,2 milionë euro, teksa pas tij janë yje të tjerë nga Liga Premier si Bruno Fernandes (118,19 milionë) dhe Romelu Lukaku me 115,6 milionë euro.

Sulmuesi brazilian Neymar mbetet i gjashti me vlerë prej 115,5 milionë, derisa top 10 mbeten edhe lojtarë të tjerë si Frenkie de Jong, Kevin de Bruyne, Marcus Rashford dhe Jadon Sancho. /Telegrafi/

10 futbollistët me vlerën më të lartë nga KPMG Football Benchmark:

Erling Braut Haaland – 144,2 milionё

Kylian Mbappe – 139,5 milionё

Harry Kane – 121,2 milionё

Bruno Fernandes – 118,19 milionё

Romelu Lukaku – 115,6 milionё

Neymar – 115,5 milionё

Frenkie de Jong – 114,3 milionё

Kevin De Bruyne – 112,5 milionё

Marcus Rashford – 110,9 milionё

Jadon Sancho – 110,5 milionё

Në trend Sport

Më shumë
Super gol i Edon Zhegrovës përballë PSG-së

Super gol i Edon Zhegrovës përballë PSG-së

Ligue 1
Ilir Daja largohet nga Ballkani, përshëndetet me lojtarët pas ndeshjes me Malishevën

Ilir Daja largohet nga Ballkani, përshëndetet me lojtarët pas ndeshjes me Malishevën

Superliga
Nga lavdërimet që mori nga Lineker te foto e festës me Icardin: Si ishte bërë hit në rrjetet sociale para disa vitesh Almazbekov, transferimi më i Llapit

Nga lavdërimet që mori nga Lineker te foto e festës me Icardin: Si ishte bërë hit në rrjetet sociale para disa vitesh Almazbekov, transferimi më i Llapit

Superliga
U përball me të dy ekipet, trajneri i Valladolidit tregon dallimin mes Real Madridit dhe Barcelonës

U përball me të dy ekipet, trajneri i Valladolidit tregon dallimin mes Real Madridit dhe Barcelonës

La Liga

"Është e mundur që ky të jetë sezoni im i fundit në Liverpool" - Salah jep sinjale largimi

Premier League
Rezultatet dhe renditja në Ligën e Parë: Drenica dhe Vëllaznimi në formë, Prishtina e Re fiton derbin

Rezultatet dhe renditja në Ligën e Parë: Drenica dhe Vëllaznimi në formë, Prishtina e Re fiton derbin

Liga e Parë
Kalo në kategori