LAJMI I FUNDIT:

Ndryshimet në skuadrën e Shqipërisë, formacioni i mundshëm ndaj Andorrës

Ndryshimet në skuadrën e Shqipërisë, formacioni i mundshëm ndaj Andorrës
(Foto: Facebook/Federata Shqiptare E Futbollit)

Në Andorra do të jetë një Shqipëri ndryshe. Ervin Bulku kërkon t’u japë një fytyrë tjetër kuqezinjve në udhëtim duke bërë ndryshime të mëdha nga ndeshja e fundit ndaj Turqisë, e pritshme deri diku dhe për paraqitjen e skuadrës.

Pas seancës së fundit stërvitore, ku nuk mungoi si zakonisht dhe presidenti Armand Duka, Bulku dhe Sulejman Mema duket se vendosën përfundimisht dhe se cili do të jetë formacioni për përballjen me Andorrën, ku ka disa ndryshime të rëndësishme përjashto prapavijën ku nuk ndryshon asgjë me Berishën, që qëndron në portë, Berat Gjimshitin dhe Ardian Ismajlin në qendër e Elseid Hysajn e Frederik Veselin të hapur nga krahët.

Ndërkohë në mesfushë e reja e parë është prania e Migjen Bashës përpara mbrojtjes, që preferohet përpara Amir Abrashit, ndërkohë që në qendër Taulant Xhaka do të jetë sërish titullar ndërsa Ergys Kaçe zë vendin e Ledian Memushajt.


Të gjitha lajmet nga Përfaqësuesja e Shqipërisë
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Përfaqësuesja e Shqipërisë

Nga krahët ndërkohë do ta nisë nga minuta e parë Eros Grezda që bashkë me Myrto Uzunin do të jenë një mbështetje për qendërsulmuesin, Armando Sadiku që këtë herë preferohet titullar përpara Bekim Balajt, transmeton SuperSport.

Shqetësues për stafin e kombëtares është terreni i impiantit ku do të luhet ndeshja, që është me bar sintetik dhe për më tepër jo i një cilësie të mirë, por përpos kësaj humori gjatë seancës stërvitore ka qenë maksimal ndërsa dëshira e të gjithëve vetëm një, kthim me fitore nga Andorra.

Formacioni i mundshëm: Berisha; Hysaj, Gjimshiti, Ismajli, Veseli; Basha, Grezda, Kaçe, Xhaka, Uzuni, Sadiku.

Në trend Sport

Më shumë
Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Ndërkombëtare
Pse Fiorentina u tërbua për golin e diskutueshëm të Interit në pjesën e parë

Pse Fiorentina u tërbua për golin e diskutueshëm të Interit në pjesën e parë

Serie A
“Thërrisni policinë” - Jose Mourinho dhe Fenerbahce me akuza të rënda ndaj Galatasarayt

“Thërrisni policinë” - Jose Mourinho dhe Fenerbahce me akuza të rënda ndaj Galatasarayt

Ligat tjera
Vedat Muriqi i kthehet golave, por nuk i mjaftoi Mallorcas për fitore - sulmuesi prej më të mirëve në fushë

Vedat Muriqi i kthehet golave, por nuk i mjaftoi Mallorcas për fitore - sulmuesi prej më të mirëve në fushë

La Liga
“Ata më trajtuan sikur të isha Pablo Escobar, paraburgimi përvojë e çuditshme

“Ata më trajtuan sikur të isha Pablo Escobar, paraburgimi përvojë e çuditshme" - Nainggolan flet për arrestimin pas dyshimit për kontrabandë kokaine

Ligat tjera
Real Madrid merr një goditje të madhe – një tjetër lojtar humbet duelin ndaj Man Cityt

Real Madrid merr një goditje të madhe – një tjetër lojtar humbet duelin ndaj Man Cityt

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori