Martyn Ford duket i transformuar pasi ka arritur të akumulojë deri në 25 kilogramë muskuj që kur lufta e tij në boks me “Hulkun iranian” u anulua.
Britaniku e ka lënë në pritje karrierën e tij në boks dhe është duke u ushtruar në palestër që nga prilli.
Dhe ai tani peshon 154 kilogramë pas stërvitjes së vështirë gjatë javëve të fundit – një rritje gati dy fish në krahasim me peshën e tij para luftës.
Ford, i cili njihet si “Njeriu më i frikshëm në botë”, zbuloi gjithashtu se kurrë nuk ka qenë kaq i lumtur.
Në vend që të fokusohet në boks, 40-vjeçari i është rikthyer karrierës së tij televizive dhe filmike dhe së fundmi ka luajtur në filmin “The Sandman” të Netflix.
Ford ndau një foto në Instagram duke treguar kornizën e tij të madhe muskulore dhe e përdori postimin si një mundësi për të kontaktuar me ndjekësit e tij.
Bodybuilderi synonte të ndeshej me Sajad Gharibi, i njohur si “Hulku iranian”, në prill , por ajo u anulua për shkak se Ford kishte shqetësime për mirëqenien fizike dhe mendore të kundërshtarit të tij. /Telegrafi/