Anjeza Shahini, Ledina Çelo, Aurela Gaçe, Rona Nishliu, Juliana Pasha, Frederik Ndoci e Elhaida Dani, janë disa nga këngëtarët shqiptarë që e kanë shkelur skenën e Festivalit Evropian, “Eurovizion”. Të gjithë këta bashkë me disa të tjerë triumfonin me vendim të jurisë në Festivalin e fundvitit në RTSH, nga ku më pas marrin të drejtën për këtë përfaqësim.
Historia pothuajse gjithmonë është përsëritur në festivalin shqiptar. Që në momentin kur janë bërë të ditur konkurrentët, fillonin aludimet për fituesin e mundshëm, e që në të shumtën e rasteve kanë dal të jenë të sakta. Edhe pse kishte këngë e këngëtarë të tjerë që shikoheshin nga publiku i gjerë si zgjedhje e duhur për “Eurosong”, shija e jurisë apo vendime të tjera, qonin pikërisht tek ai ose ajo që përflitej se do të fitonte. E kjo ndodhi në çdo edicion, por do t’i veçojmë disa prej tyre.
Do të nisim nga hera e dytë e pjesëmarrjes së Shqipërisë në festivalin evropian. Në atë kohë, në mesin e pjesëmarrësve ishte treshja Rona Nishliu, Vesa Luma e Teuta Kurti me këngën “Flakareshë” që rezultoi të jetë një këngë e paharruar. Të gjithë dëshironin që kjo këngë të shkonte në “Eurosong”, përfshirë edhe profesionistët e muzikës. Por jo edhe juria e cila vendin e parë ia dha Ledina Leços, për të cilën ishte thënë se nuk shkonte as në prova, pasi dihej se do të fitonte ajo. Me këngën “Nesër shkoj”, ajo u rendit në vendin e 17-të në festivalin evropian të këngës.
Në një edicion tjetër konkurruan me një bashkëpunim Aurela Gaçe me West Side Family. Kënga e tyre me shumë ritëm, “Jehon”, u pëlqye shumë dhe pos tjerash edhe mediat e favorizonin për të fituar, gjë e cila nuk ndodhi.
Aurela Gaçe fitoj në vitin kur si pretendentët më të denjë për festival shiheshin çifti Miriam Cani & Alban Skënderaj. Dyshja mori pjesë me këngën “Ende ka shpresë”, e edhe vet ata e kishin pritur fitoren, pasi kjo ishte vërejtur nga reagimi i Albanit në momentin kur kishte fituar Aurela. E madje kjo e fundit e kishte ngushëlluar pak, duke i dhënë shpresë për herë të tjera.
Alban Skënderaj ishte goxha protagonist edhe në një edicion tjetër të Festivalit të Këngës Shqipe, por kësaj radhe me votën e tij, dhe jo me pjesëmarrje. Vota e tij ishte vendimtare kur vajzat Flaka Krelani e Doruntina Disha nuk arritën të shkonin në “Eurovizion”. Kjo dyshe me këngën “Jeta kërkon dashuri” u konsiderua se e meritonte fitoren, por shkaktar që kjo të mos ndodhte u bë kantautori shqiptar, i cili atëherë ishte pjesë e jurisë. Kjo u diskutua gjatë për faktin se u cilësua si një lojë e festivalit, e që më pas pësoi me një dështim të radhës në garën evropiane.
Edhe Greta Koçi hyn në listën e Express të KTV-së. Kjo meqë kënga e saj “Eja zemër” i përshtatej asaj që kërkon Eurosongu. Gjithsesi, edhe Greta mbeti thjesht një emër i përmendur.
Linda Halimi mori pjesë në vitin e njëjtë me Elhaida Danin, për të cilin që nga fillimi u tha se ishte e sigurt që do të fitonte. Kjo ndodhi, por që edhe sot mendohet se Linda me këngën “S’të fal” e ka merituar mundësinë për të vazhduar tutje. Madje, edhe kur natën kur po mbahej finalja, rrjetet sociale kishin shpërthyer nga statuset përmes së cilave kërkohej që Linda të fitonte. Mirëpo, ja që këto janë të kota, pasi publikut asnjëherë nuk i është dhënë rasti që të zgjedh fituesin, gjë e cila shihet si opsion më i duhur, sesa ajo që bëjnë juritë profesionale. Është parë se deri më tash nuk ka pas asnjë tentativë nga organizatorët e Festivalit të RTSH-së për të ndryshuar diçka që mbase mund të rezultonte suksesshëm.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

“Nuk të vyen trupi kur nuk ke mend” - Gjesti ‘godet’ Xhenetën derisa ishte brenda

Xheneta Fetahu futet në shtëpinë e Big Brother VIP Albania

“Besoj se dikë e kam mësuar që t’i pastrojë rrobat” - momenti kur Gjesti sheh Xhenetën në BBVA

Egli reagon për herë të parë: Ndihem e trishtuar, por nuk ndodhem në asnjë spital psikiatrik - e fajëson Gjestin për të gjitha

Aktori që imiton Vserlon në “Portokalli” hyn në Big Brother - reagimet nuk duhet humbur

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës