KFUM Oslo është një skuadër e vogël në Norvegji dhe ajo shkaktoi befasi të madhe në fund të vitit 2023.

Skuadra modeste nga kryeqyteti Oslo arriti inkuadrimin në elitën e futbollit norvegjez, pasi përfundoi në vend të dytë në tabelë me 58 pikë, gjashtë më pak se lideri Fredrikstad.


Por pas inkuadrimit në Eliteserien (niveli më i lartë i futbollit në Norvegji), KFUM Oslo është bërë virale në mediat më të mëdha botërore.

E gjitha kjo për stadiumin KFUM Arena, që është një stadium i vogël në Ekeberg të Oslos dhe është shtëpia e klubit KFUM Oslo.

Stadiumi është në rindërtim për të marrë një kapacitet prej 3,300 pasi aktualisht zë vetëm 1500 persona.

Screenshot 9 34

KFUM Arena nuk ka zhveshtore afër dhe ato janë disa metra larg stadiumit dhe kjo është arsyeja që KFUM Oslo është bërë temë në mediat botërore.

Futbollistët e KFUM Oslos dhe kundërshtarët e tyre sa herë duhet të dalin në fushë duhet të kalojnë rrugën për të shkuar në stadium.

kfumarena 0019

E për t'ia ndihmuar këtë përkujdeset policia norvegjeze që bllokon rrugën për disa minuta derisa të gjithë futbollistët dhe stafi të dalin në fushë.

Videot e publikuara nga KFUM Arena janë shpërndarë jashtëzakonisht shumë, derisa nuk kanë munguar talljet me klubin norvegjez. /Telegrafi/

telegrafi sport app