Klubet kosovare po vazhdojnë të përforcohen para fillimit të edicionit të ri në futbollin e Kosovës.

Një prej tyre që po mundohet të organizohet është edhe skuadra e Lirisë, e cila sezonin që lamë pas ka rënë në një kategori më poshtë - Liga e Parë.


Njëri prej tyre ka qenë edhe më parë në skuadrën bardhezi dhe bëhet fjalë për mbrojtësin Vigan Rexhajt, i cili edicionin e kaluar ka luajtur te Flamurtari i Prishtinës.

Por, ajo që ka bërë bujë të madhe është se futbollisti prizrenas ditë më parë ishte prezantuar te një klub tjetër i po këtij qyteti.

Në fakt, A&N e kishte zyrtarizuar marrëveshjen më 29 qershor gjersa futbollisti kishte nisur stërvitjet me ekipin e ri të qytetit jugor të Kosovës teksa shihet edhe në krah të trajnerit Genc Tamniku.

Tashmë mbetet të shihet se ku do të vazhdojë karrierën qendër mbrojtësi Rexhaj – A&N apo te Liria. /Telegrafi/

Screenshot 5 11 Rexhaj dhe trajneri Tamniku me bashkëlojtarët

telegrafi sport app