Për fëmijën që ka shumë dëshirë t’i ndajë kënaqësitë e tij me nënën, të ketë miratimin dhe pjesëmarrjen e saj, ka një burim zhgënjimi dhe zemërimi
Është hera e parë që fëmija ndërgjegjësohet plotësisht se nëna e tij do që ai të bëjë gjëra të cilat ai nuk dëshiron t’i bëjë, që ajo nuk dëshiron ta lejojë të bëjë çfarë të dojë.
Burimet e frustrimeve
Në shumicën e rasteve fëmija nuk di shumë mirë t’i njohë, as t’i shprehë, as t’i plotësojë nevojat e tij: p.sh., kur ka uri, nuk kërkon të hajë , por ndjen një tension, bëhet grindavec, i padurueshëm, ka të gjitha llojet e nevojave, prej të cilave nuk ndien kënaqësi edhe nëse ato përmbushen, transmeton Telegrafi.
Ai kërkon të pamundurën, i mban mëri nënës së tij. Është ajo që e di nëse ai ka nevojë të hajë ose të fle. Ai jo vetëm që nuk e di këtë gjë, por edhe i kundërvihet asaj, qan kur nëna i sjell për të ngrënë ose kur e vendos për të fjetur, duke e kuptuar ndërhyrjen amësore, fillimisht, si kundërshtim. Më pas, humori i tij vendoset si me magji, pa qenë i ndërgjegjshëm as për atë që e ka zëvendësuar me të vërtetë, as për atë që e ka ngushëlluar.
Ambicia e fëmijës shpesh dështon për shkak të mundësive të tij të pakta. Ai dëshiron që të bëjë shumë gjëra, të cilat nuk është ende në gjendje t’i bëjë; kur ai ndesh një pamundësi, kjo gjë i shkakton mërzi dhe zemërim. Ai kthehet drejt të rriturit për të kërkuar ndihmë; nëse kjo ndihmë nuk i vjen menjëherë, ai inatoset; ai e bën atë përgjegjës për humbjen.
Përveç kësaj, ai shpesh e do dhe nuk e do këtë ndihmë menjëherë, sepse ai mendon se do t’ia dalë vërtet “vetëm”.
Së fundi, shumë gjëra që fëmija do të donte të bënte, i ndalohen; ato janë të rrezikshme, ato nuk i pëlqejnë nënës së tij.
Për fëmijën, që në planin efektiv varet nga nëna e tij, të gjitha këto kufizime që ajo i imponon atij, janë të dhimbshme; pak rëndësi ka për fëmijën nëse këto kërkesa janë të destinuara ta mbrojnë dhe ta ndihmojnë atë; ai nuk i do këto, dhe ai e ndien që është nëna që ia imponon. Nga ky fakt lindin ndjenjat e kundërshtimit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTre fraza që duhet t'i shmangim nëse duam të rritim fëmijë me vetëbesim
Martesat më të gjata dhe më të shëndetshme ndajnë këto tipare
Është e mahnitshme se sa i ngjajnë njëra-tjetrës: Kjo është motra e Melania Trump, të cilën ia ka fshehur publikut prej vitesh!
Pse Kate Middleton vesh këpucë në dy madhësi të ndryshme?
Cilin grup të gjakut do ta ketë fëmija juaj
Mësoni fëmijën si të sillet
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025