Buka, makaronat, ëmbëlsira apo brumi janë ushqime që mund të preferoni t’i konsumoni shpesh gjatë ditës apo në mbrëmje. Sa herë jeni shtrirë gjatë darkave dhe keni neps apo uri për ndonjë ushqim të tillë të cilin me siguri e keni dhe shumë pranë.
Nëse i bëni të gjithë këto dhe vuani nga pagjumësia, ju themi se këto dy faktorë mund të jenë më të lidhur nga sa mendoni me njëri tjetrin. Keni menduar ndonjëherë se nepset e vogla të darkës mund të jenë duke ju lënë pa gjumë?
Si ndikojnë karbohidratet?
Për shumicën e personave që vuajnë nga pagjumësia, shkaqet mund të jenë të brendëshme, por edhe të provokuara nga jashtë. Këtu futet edhe ushqimi i gabuar që mund të konsumoni gjatë e sidomos para se të flini, shkruan AgroWeb. Ekspertët thonë se jo vetëm ato që përmendëm më sipër, por çdo lloj tjetër karbohidrati ndikon në cilësinë e gjumit tuaj.
Kjo ndodh sepse këto ushqime rrisin presionin e gjakut në trupin tuaj, nivelin e sheqerit e për pasojë çlirohet insulina. Insulina më pas aktivizon hormone si kortizoli apo adrenalina të cilat prishin gjumin e qetë e për pasojë e keni më të vështirë të flini gjumë. Në një studim ku morën pjesë 50.000 gra u vu re se gratë në menopauzë të cilat konsumonin karbohidrate apo sheqerna, vuanin edhe nga pagjumësia.
Si ta parandaloni këtë?
Për të parandaluar këtë problem ekspertët sugjerojnë që të konsumoni më shumë fibra. Sa më shumë fruta apo ushqime të pasura me fibra të konsumoni aq më pak probleme do të keni me pagjumësinë. Në këtë mënyrë trupi juaj nuk do të jetë në adrenalinë dhe i irrituar para se të flini. Dietat me bazë frutat janë një mënyrë për të mbajtur të gjithë organizmin të shëndetshëm përgjatë gjithë ditës, prandaj zgjidhini sa më shumë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës