Nëse po mendoni të provoni dietën keto për humbje peshe, ju ndoshta keni dëgjuar për disa efekte anësore më pak të këndshme që mund të përjetoni në fillim, siç është “gripi keto”. Por një faktor që mund të mos e keni marrë parasysh është se si dieta keto ndikon në ciklin tuaj.
Ndërsa ky plan i të ngrënit ndikon në çdo grua ndryshe, këtu është një përfundim: Mos u tronditni nëse vëreni ndryshime të caktuara gjatë ciklit tuaj menstrual.
Lidhja e dietës këto me ciklin menstrual
Siç mund të jeni të vetëdijshëm, dieta keto është një dietë me pak karbohidrate, me shumë yndyrë.
Kalimi në ketozë – një gjendje në të cilën trupi juaj merr energji nga yndyrat në vend të karbohidrateve – shpesh mund të shkaktojë humbje të shpejtë të peshës. Por, nëse filloni të humbni peshë shpejt, pantallonat tuaja të gjera mund të mos jenë ndryshimi i vetëm i menjëhershëm që shihni.
Hulumtimet kanë treguar se heqja e shpejtë e kileve mund të çojë në rënie të shpejta të estrogjenit. Kjo mund të shkaktojë cikël menstrual të parregullt në fillim të dietës tuaj keto, veçanërisht nëse humbni shumë peshë në një kohë shumë të shkurtër.
Në disa raste, gratë mund të përjetojnë edhe amenorrhea – mungesë anormale të një cikli menstrual për tre muaj ose më shumë – ndërsa ndjekin një dietë me karbohidrate shumë të ulëta si keto, sipas dietologës Mary Jane Brown.
“Shkaku më i zakonshëm i amenorresë është amenorrea hipotalamike, e shkaktuar nga shumë pak kalori, shumë pak karbohidrate, humbje peshe, stres ose shumë stërvitje. Amenorrea ndodh për shkak të rënies së niveleve të shumë hormoneve të ndryshme, të tilla si hormoni çlirues i gonadotropinës, i cili fillon ciklin menstrual”, tha ajo.
Cikli menstrual i parregullt ose i humbur nuk është ndryshimi i vetëm që gratë kanë përjetuar gjatë ndjekjes së një diete keto.
Sipas Samitit të Keto, gratë e tjera kanë raportuar se kanë cikël më të lehtë ose më të rëndë ndërsa kanë filluar së pari planin e ngrënies. Megjithatë, të tjerat e kanë parë ciklit e tyre të shfaqet më shpesh sesa para se të fillonin planin.
Mos harroni: Gjithmonë flisni me mjekun tuaj para se të filloni ndonjë dietë të re, veçanërisht një aq kufizuese sa keto. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKy është trupi me përmasat ideale të një femre, sipas shkencës

Shenjat që tregojnë se partneri juaj po humbet interesin për marrëdhënien ose martesën tuaj

Pesë pyetje që zhvillojnë inteligjencën emocionale tek fëmijët, sipas psikologes
10 më të bukurat: Nga të gjithë parametrat estetikë, ato janë femra me tipare të përsosura të fytyrës!
Bëje atë të fiksohet pas teje, edhe nëse flisni vetëm me mesazhe

Si ta lehtësoni dhe mjekoni kapsllëkun te foshnjat dhe fëmijët

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?