Është zhvilluar xhiro e radhës në elitën e basketbollit amerikan NBA, ku nuk kanë munguar ndeshjet spektakolare dhe befasitë.

Ndeshja më interesante është zhvilluar mes Dallas Mavericks dhe Milwaukke Bucks, ku triumfuan mysafirët me 15 pikë diferencë 117:132.


Giannis Antetokounmpo me 29 pikë, nëntë kërcime e nëntë asistime ishte më efikasi për skuadrën fituese, derisa me lojë të mirë u dallua edhe Damien Lillard me 28 sosh.

Kyrie Irving ishte më i miri te vendasit me 31 pikë, por që nuk mjaftuan për fitore.

Ndeshje shumë interesante u zhvillua edhe ajo mes Philadephia 76ers dhe Golden State Warriors ku vendasit triumfuan me shtatë pikë diferencë 126:119.

Rezultatet:

Charlotte - Washington 100:113

Detroit - Brooklyn 115:94

Houston - Sacramento 103:113

Memphis - San Antonio 128:130

Philadelphia - Golden State 126:119

Dallas - Milwaukee 117:132

telegrafi sport app