Java e fundit në elitën e futbollit kosovar ka rezervuar disa ndeshje shumë interesante.

Derisa Drita dhe Ballkani luajnë për Evropën, skuadrat tjera kërkojnë t'iu shmangën rënies nga elita e futbollit tonë.

Feronikeli, Trepça '89, Arbëria dhe Llapi ende nuk e kanë siguruar matematikisht qëndrimin në Superligë.

Llapi pret Feronikelin ku synon të mos humbas për ta siguruar matematikisht mbijetesën, derisa skuadra nga Drenasi kërkon fitore.

131388558 1850045695143145 6921695370979508307 n

Interesant pritet të jetë edhe në 'Riza Lushta', ku Trepça '89 synon ta mposhtë Drenicën për t'i marrë tri pikët e mbijetesës.

Kuqezinjtë nga ana tjetër janë të qetë dhe nuk mund të bien nga elita.

Ndeshja tjetër pa presion do të luhet në Brestovik të Pejës, ku Besa tanimë e rënë nga liga pret Gjilanin pa objektiva.

Formacionet zyrtare: Trepça '89: Hyseni, Pllana, Berisha, Avdyli, Ard.Muja, Jashari, Nimani, Memaj, Shala, Darwish, Arb. Muja

Drenica: Hasi, Veliqi, Ulluri, Bejta, Shaqe, Mustafa, Dervishaj, Jashari, Cikani, Tahiri, Zabergja


Llapi: Coric, Idrizi, Prençi, Emini, Peposhi, Shabani, Zeqiri, Ar.Ramadani, Januzi, Selmani, Veliu.

Feronikeli: Avdyli, Dabiqaj, Lladrovci, Thaqi, Malaj, Bojku, Da Silva, Maliqi, Islami, Balde, Hoxha.


Besa: Nreca, Ajdini, Salihu, Morina, Beseni, Tahiri, Sheqerolli, Haxhiu, H’Meimar, Bilal, M’Bracek.

Gjilani: Bllaca, Rapa, Halili, Kastrati, Dautaj, Hajdari, Govori, Dallku, Kqiku, Useini, Kelmendi.

/Telegrafi/

telegrafi sport app