Mesut Ozil ka shënuar golin e tretë të Arsenalit. 

Në fakt, Liverpool ishte në epërsi prej dy golave ndaj Gunners me golat e Coutinhos dhe Salahit.


Por, londinezët për një periudhë prej pesë minutash realizuan tre gola.

Fillimisht shënuan Alexis Sanchez dhe Granit Xhaka, për t'i lënë vend mesfushorit Ozil.

Ky i fundit shënoi në të 58 minutë pas një asistimit të Alexandre Lacazettes.

Aktualisht Arsenali është duke kryesuar ndeshjen me rezultat 3-2. /Telegrafi/

telegrafi sport app