Ndeshja Juventus – Napoli ndërron sërish orar

Serie A ka njoftuar se ndeshja midis Juventusit dhe Napolit është shtyrë për 7 prill.
Napoli nuk udhëtoi në Torino për ndeshjen e parë kundër Bianconerëve, të cilëve fillimisht iu dha një fitore 3-0.
Napoli u ankorua dhe fituan të drejtën që ndeshja të zhvillohet.
Lega Serie A njoftoi sot se ndeshja është shtyrë përsëri, për shkak të kërkesave nga të dy palët.
"Presidenti i Lega Serie A, me kërkesë të Juventus dhe Napoli, urdhëron shtyrjen e ndeshjes për të mërkurën e 7 prill 2021, nga ora 18:45, e vlefshme për javën e tretë të Serie A", thuhet në komunikatë.
Juventus-Napoli ishte planifikuar fillimisht për 4 tetor 2020, dhe më pas u shty për 17 mars 2021. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
12/03/2021
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate





















































