Harry Maguire ka mbajtur shiritin e kapitenit për herë të parë me fanellën e Manchester Unitedit.

Unitedi luajti në udhëtim te Partizani i Beogradit në kuadër të grupeve të Ligës së Evropës.


Kjo ndeshja u fitua minimalisht 1-0 nga anglezët falë një goli nga penalltia e francezit Anthony Martial.

Në këtë takim kapiten i Djajve të Kuq ishte mbrojtësi anglez, Maguire, i cili u transferua për një shifër rekord për mbrojtës.

Ishte kjo hera e parë që Maguire e mbajti shiritin e kapitenit dhe kjo u karakterizua me një ndodhi interesante.

maguire

Maguire, i pa mësuar me rolin e kapitenit harroi për një moment se duhet të jetë në mesin e fushës së bashku me gjyqtarin dhe kapitenin e ekipit tjetër.

maguire 1

maguire 2

Anglezi shkoi në pozitën e tij në fushë duke "harruar" të shikojë shortin me anë të hedhjes së monedhës dhe kjo situatë është bërë virale tashmë.

Ishin gjyqtarët që e njoftuan anglezin dhe Maguire shpejt e kuptoi gabimin e tij dhe shkoi në mes të fushës, ku ai shtrëngoi duart me kapitenin e Partizanit. /Telegrafi/

telegrafi sport app