Ndërtimi i autostradës Shkup-Bllacë është “bllokuar” për shkak të shpronësimit

Ndërtimi i autostradës Shkup-Bllacë, ka ngecur në procesin e shpronësimit të tokës. Nga gjithsej 68 prona nëpër të cilat kalon traseja, Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore, ka arritur të lidhë vetëm tre marrëveshje për shpronësimin e tokës dhe të nxjerrë 8 vendime. Drejtori i kësaj ndërmarrjeje, Zoran Kitanov nuk pranoi të përgjigjet para kamerës së “Alsat-it”, deri ku është ndërtimi i autostradës së paralajmëruar prej kohësh. Kështu që nga ky institucion shtetëror morëm përgjigje vetëm me shkrim. Sipas tyre, situata aktuale me virusin korona ka shkaktuar një ngadalësim të këtij aktiviteti, por në terren po bëhen përgatitjet për ndërtimin e rrugës.
“Ju njoftojmë se aktivitetet ndërtimore të fazës së parë të autostradës Shkup-Bllacë kanë filluar në shkurt të vitit 2020. Për momentin, po bëhen punime përgatitore, gjegjësisht është duke u regjistruar rruga gjeodezike. Realizimi i punës ndërtimore duhet të fillojë pasi të ketë përfunduar faza përgatitore”, njoftojnë nga Ndërmarrja Publike për Rrugët e Shtetit.
Makineritë e ndërtimit duhej të fillonin me punë në muajin mars, pasi në fund të vitit të kaluar, u nënshkrua një marrëveshje me kompaninë e ndërtimit Granit. Sidoqoftë, për të filluar ndërtimin, duhet të bëhet shpronësimi i parcelave të tjera të banorëve të fshatit Bllacë. Përpjekja e parë e pushtetarëve u prit me revoltë te qytetarët që dolën në protestë shkaku i çmimit qesharak siç thonë ata, që ua ka ofruar shteti. Në vend të çmimit që flitej më herët, se do të ishte midis 10 dhe 50 euro, shteti u ofroi atyre vetëm 3 euro për të blerë parcelat. Mesazhi i fundit që Zëvendëskryeministri Bujar Osmani ua dërgoi në atë kohë banorëve ishte se ata që nuk janë të kënaqur të ankohen lirshëm në gjykatë.
“Ata kanë të drejtë të ankohen në gjykatë për çmimin, dhe gjykata pastaj mund ta refuzojë çmimin e ofruar nga byroja dhe të vendosë një çmim tjetër.” Por, mendoj se duhet të shpjegojmë pse dhe si u bë vlerësimi i shumës së caktuar për kompensimin e tokës”, tha Bujar Osmani zv. kryeministër.
Premtimi për ndërtimin e kësaj autostrade ishte një premtim parazgjedhor i BDI-së, për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në vitin 2016. Vlera e parashikuar e autostradës është 110 milion euro, që do të sigurohen me kredi dhe grante nga BERZH-i dhe buxheti i Ndërmarrjes Publike për Rrugët e Shtetit. Autostrada ka rëndësi strategjike për shkëmbimin tregtar mes Kosovës dhe Maqedonisë, sepse koha e udhëtimit shkurtohet nga 2 orë në 45 minuta./Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Këto janë votat e LDK-së në tetë komunat që udhëheq në nivel lokal

Ndalohet për 48 orë i dyshuari për grisjen e Kuranit, Policia thotë se ka të kaluar kriminale

Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

U raportua se e kanë larguar nga LDK-ja, reagon kryeshefi i Termokosit

Arrestohet i dyshuari që grisi Kuranin në Prizren

Ka nisur numërimi i votave me kusht - KQZ pret që nesër të përfundojë procesi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës