LAJMI I FUNDIT:

Ndërron jetë komandanti i parë i njësisë elitare amerikane “Navy Seal Team Six”, që vrau Osama Bin Ladenin

Ndërron jetë komandanti i parë i njësisë elitare amerikane “Navy Seal Team Six”, që vrau Osama Bin Ladenin

Richard Marcinko, komandanti i parë i njësisë “Navy SEAL Team Six”, që kishte neutralizuar liderin e organizatës terroriste Al Qaeda – Osama Bin Laden në vitin 2011, ka ndërruar jetë në natën e festës së Krishtlindjes në moshën 81-vjeçare, ka njoftuar familja e tij.

E bija e tij Katty Richie, ka konfirmuar se komandanti dhe veterani i luftës së Vietnamit ka ndërruar jetë si pasojë e sulmit në zemër, transmeton Telegrafi.

Nancy Marcinko, gruaja e tashmë të ndjerit, ka njoftuar se Marcinko ka ndërruar jetë i qetë në shtëpinë e tij.


“Ka qenë luftëtar për tërë botën, e për ne gjithmonë një baba, bashkëshort dhe gjysh shumë i dashur. Mbi 30 vite të jetës ia kushtoi vendit duke i shërbyer. Kur u pensionua vazhdoi të trajnoj dhe të inkurajoj ushtarët e rinj në veçanti me librat e tij”, tha gruaja e tij.

Ajo në një kumtesë shtoi se pakkush e di për natyrën e tij të qetë.

“Tani kur nuk është më, kujtimi për të nuk do të shuhet kurrë. Si familje e dimë se nuk është humbje e madhe vetëm për ne, por për të gjithë. Faleminderit për fjalët e ëmbla dhe ngushëllimet”, thuhet ndër tjera në kumtesë.

Richard u bë marins në vitin 1958, e në fund të karrierës arriti gradën e komandantit. Përveç njësisë “Team Six”, ai mori pjesë në themelimin e njësisë kundër terrorizmit “Red Cell”.

Ai ishte marrë pjesë dy herë në luftë në Vietnam, e shërbeu edhe në Kamboxhia dhe Iran. Ishte anëtar i grupit operativ gjatë krizës iraniane të pengmarrjes në vitin 1979, kur demonstruesit u futën në ambasadën amerikane në Teheran dhe morën peng shtetasit amerikanë.

Më pas u bë komandanti i parë i njësisë “Team Six”, e ky emër u përzgjodh për të bindur kombet tjera në veçanti Bashkimin Sovjetik që kanë shumë njësi për të cilat nuk e dinin se ekzistonin.

Me këtë njësi komandoi nga viti 1980 e deri më 1983. Gjatë karrierës shkroi disa libra përfshirë atë autobiografik. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
U grindën derisa prisnin para arkës, burri e godet me karrocë të mallrave një grua në Brazil – kamerat e sigurisë kapin momentin rrëqethës

U grindën derisa prisnin para arkës, burri e godet me karrocë të mallrave një grua në Brazil – kamerat e sigurisë kapin momentin rrëqethës

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?

Amerika
Presidenti finlandez drejtuar Trump: Nëse Putini fiton në Ukrainë, SHBA-ja humbet

Presidenti finlandez drejtuar Trump: Nëse Putini fiton në Ukrainë, SHBA-ja humbet

Botë
ISW: Rusia do të duhet të luftojë të paktën deri në vitin 2108, për të marrë nën kontroll edhe 80 përqindëshin tjetër të Ukrainës

ISW: Rusia do të duhet të luftojë të paktën deri në vitin 2108, për të marrë nën kontroll edhe 80 përqindëshin tjetër të Ukrainës

Evropa
“Evropa do të ofrojë garanci sigurie për Ukrainën, jo SHBA”, thotë Trump

“Evropa do të ofrojë garanci sigurie për Ukrainën, jo SHBA”, thotë Trump

Botë
Musk: Kanada nuk është shtet i vërtetë

Musk: Kanada nuk është shtet i vërtetë

Amerika
Kalo në kategori