Ndërrimi i komandës në KFOR, gjeneralmajor Barduani rrëfen histori personale: Si ushtar, jam plotësisht i vetëdijshëm se lufta gjithmonë lë plagë të thella

Gjeneralmajori i ushtrisë Italiane, Enrico Barduani, në fjalën e tij të fundit si komandant i KFOR-it në Kosovë tha se situata e sigurisë është përmirësuar dukshëm, por theksoi se ekzistojnë ende shqetësime për shkak të disa çështjeve të pazgjidhura.
Sipas tij, dialogu në mes Kosovës dhe Serbisë është kornizë për të zgjidhur çështjet e hapura.
Barduani në fund të fjalimit të tij rrëfeu një histori personale, atë se si mund të ndikojnë luftërat ndikojnë në jetën e njerëzve.
“...Si ushtar, jam plotësisht i vetëdijshëm se lufta gjithmonë lë plagë të thella. Dhe nuk mund të pushoj pa bërë gjithçka që është e mundur për të mos lejuar që ato të rihapen.
Personalisht, më kujtohen tregimet e nënës sime për diskriminimin që pësoi familja jonë për shkak të prejardhjes italiane — së pari gjatë Luftës së Parë Botërore, nën Perandorinë Austro-Hungareze, dhe më pas, në fund të Luftës së Dytë Botërore, kur ata u dëbuan nga Evropa Lindore. Kjo më rikujton pse puna jonë këtu ka rëndësi....’, tha ai.

































