LAJMI I FUNDIT:

Ndërpritet seanca e gjykimit të të akuzuarit për krime lufte, Sllagjan Trajkoviq, avokati i tij kërkon sigurimin e disa dokumenteve

Ndërpritet seanca e gjykimit të të akuzuarit për krime lufte, Sllagjan Trajkoviq, avokati i tij kërkon sigurimin e disa dokumenteve

Është ndërprerë seanca në Gjykatën e Prishtinës ndaj të pandehurit Sllagjan Trajkoviq, i akuzuar për krime lufte.

Ndërprerja e seancës të së enjtes (27.03.2025) erdhi pas një kërkese të avokatit të të akuzuarit drejtuar Gjykatës. Kështu, në seancën e sotme nuk u dëgjua dëshmia e dëshmitarit Sylejman Mustafa.

“Konsideroj se sot nuk ekzistojnë kushtet për dëgjimin e këtij dëshmitari për arsye se Prokurorja përsëri nuk na e ka dorëzuar procesverbalin e identifikimit, e ka fshehur deklaratën të datës 18.07.2022, ndërsa procesverbali është i domosdoshëm, prandaj kërkoj që gjykimi i sotëm të shtyhet deri në sigurimin e këtyre dokumenteve” – tha avokati Dejan Vasiq.


Prokurorja speciale, Florije Salihu Shamolli, lidhur me kërkesën e avokatit të mbrojtjes tha se procesverbalin e identifikimit përmes email-it zyrtar ia kishte dërguar Gjykatës për t’ua përcjellë tutje avokatëve.

Kryetari i trupit gjykues, Ngadhnjim Arrni, e aprovoi kërkesën e mbrojtjes dhe i pyeti në rast se kanë ndonjë propozim tjetër.

Prokurorja Florije Salihu Shamolli propozoi që si dëshmitar të dëgjohet edhe nëna e viktimës V.U.

Ajo tha se dëgjimi i kësaj dëshmitareje është i nevojshëm pasi që ka qenë në vend të ngjarjes.

Avokati Dejan Vasiq tha se lidhur me këtë propozim të ri të prokurores do të deklarohen me shkrim.

Po ashtu, avokati Vasiq tha se mbetet pranë propozimit që në këtë shqyrtim gjyqësor të dëgjohen edhe 13 dëshmitarë të tjerë.

“9 dëshmitarë janë shqiptarë, ndërsa 4 dëshmitarë janë serbë. Për secilin prej tyre kemi dorëzuar adresat ndërsa për ata të cilët kemi pasur kemi dorëzuar edhe numrat e telefonave. Sa i përket efikasitetit, secili nga këta dëshmitarë mbrojtja mund të dëgjojë më së shumti 15-30 minuta, që dua të them që për të gjithë këta dëshmitarë nuk do të duhet të caktojmë më shumë se 3 seanca”- tha Vasiq.

Gjyqtari Ngadhnjim Arrni tha se para marrjes në pyetje të dëshmitarit Sylejman Mustafa trupi gjykues do t’i sigurojë mbrojtjes procesverbalin që e kërkoi.

“Trupi gjykues kërkon nga mbrojtja që të shikojë e-malin që në e-malin kur i është dërguar deklarata e Sylejman Mustafës edhe e datës  16.12.2022 i është dërguar edhe procesverbali për identifikim, megjithatë nëse ka ndonjë problem teknik edhe atë e përcjellim sërish”  – tha Ngadhnjim Arrni.

“Do t’i siguroj mbrojtjes edhe procesverbalin e shqyrtimit gjyqësor të cilin e ka ngritur mbrojtja sot. Ky trup gjykues tërheq vërejtjen që ne nuk kemi qenë në dijeni se aty është përmendur edhe i akuzuari Sllagjan lidhur me objektin e këtij shqyrtimi” – shtoi tutje Arrni.

Lidhur me propozimin për dëgjimin e dëshmitarëve të rinj, gjyqtari tha se do të vendosë trupi gjykues jashtë seance dhe se shumë shpejt do i njoftojë palët për caktimin e tyre.

Ky rast po trajtohet në Departamentin Special të Gjykatës së Prishtinës nga trupi gjykues i përbërë nga Ngadhnjim Arrni (kryetar i trupit gjykues), Kushtrim Shyti dhe Arben Hoti – anëtarë.

Seanca e caktuar për më 28.03.2025 është anuluar.

Seancat e radhës lidhur me këtë çështje gjyqësore janë caktuar të mbahen gjatë muajit maj 2025.

Sipas dosjes së Prokurorisë Speciale, i pandehuri Sllagjan Trajkoviq dyshohet se gjatë kohës së luftës në Kosovë, në periudhën kohore 1998-1999, në fshatin Reznik dhe fshatrat përreth të komunës së Vushtrrisë, individualisht dhe në bashkëkryerje me persona të tjerë, si pjesëmarrës i forcave policore dhe ushtarake serbe ka kontribuar në vrasje, bastisje, rrahje, maltretim, arrestime, torturë, trajtim në mënyrë mizore dhe çnjerëzore, mbajtje në kushte skllavërie, dëbim dhe deportim të mijëra civilëve shqiptarë.

Po ashtu, ai dyshohet edhe për masat e plaçkitjes, djegies dhe shkatërrimit të shtëpive të popullsisë civile të nacionalitetit shqiptar që nuk kanë marrë pjesë drejtpërdrejt në konflikt.

“Duke shkelur kështu rëndë rregullat e të drejtës ndërkombëtare gjatë kohës së luftës, katër Konventat e Gjenevës të vitit 1949 dhe protokollet shtesë”- thuhet në dosjen e Prokurorisë.

Gjykimet për krime lufte

Për masakrat dhe krimet e tjera të luftës dhe krimet kundër njerëzimit të kryera në Kosovë nga forcat serbe e jugosllave gjatë luftës së viteve 1998/1999 ishin gjykuar, e disa edhe dënuar, ish-udhëheqësit më të lartë politikë dhe ushtarakë të Jugosllavisë së mbetur dhe të Serbisë.

Ish-presidenti i Jugosllavisë, Sllobodan Millosheviq, ishte akuzuar për krime lufte dhe për krime kundër njerëzimit, të kryera nga forcat serbe e jugosllave në Kosovë. Millosheviq ishte akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit të kryera edhe në luftërat në Bosnjë e Hercegovinë, si dhe në Kroaci.

Gjykimi i tij në Gjykatën ndërkombëtare penale për ish-Jugosllavinë (ICTY), me seli në Hagë, nuk kishte marrë epilog pasi Millosheviq kishte vdekur më 11.03.2006 në qeli teksa po mbahej në paraburgim.

Millan Millutinoviq, ish-kryetari i Serbisë, ishte liruar nga akuzat për krime lufte gjatë konfliktit në Kosovë.

Nikolla Shainoviq, zëvendëskryeministër i Republikës Federale të Jugosllavisë, ishte dënuar me 18 vjet burg për krime kundër njerëzimit dhe shkelje të ligjeve apo zakoneve të luftës.

Dragolub Ojdaniq, ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë jugosllave, ishte dënuar me 15 vjet burg për krime kundër njerëzimit.

Nebojsha Pavkoviq, ish-komandanti i Armatës së Tretë të Ushtrisë jugosllave, ishte dënuar me 22 vjet burg për krime kundër njerëzimit dhe shkelje të ligjeve apo zakoneve të luftës.

Vlladimir Llazareviq, ish-komandanti i Korpusit të Prishtinës të Ushtrisë jugosllave, ishte dënuar me 14 vjet burg për krime kundër njerëzimit.

Sreten Llukiq, ish-shefi i stafit të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë për Kosovë, ishte dënuar me 20 vjet burg për krime kundër njerëzimit dhe shkelje të ligjeve apo zakoneve të luftës, raporton Kallxo.

Në trend Lajme

Më shumë
A po shuhet përfundimisht dialogu Kosovë-Serbi? - Analistët në Beograd: Kosova s’është më temë

A po shuhet përfundimisht dialogu Kosovë-Serbi? - Analistët në Beograd: Kosova s’është më temë

Lajme
“Burgim dhe ndalim të përhershëm”, Ambasada amerikane në Shqipëri paralajmëron aplikantët e vizave për në SHBA

“Burgim dhe ndalim të përhershëm”, Ambasada amerikane në Shqipëri paralajmëron aplikantët e vizave për në SHBA

Lajme
Moti gjatë javës së ardhshme, një front i ftohtë nga veriu i kontinentit pritet të depërtojë në Kosovë

Moti gjatë javës së ardhshme, një front i ftohtë nga veriu i kontinentit pritet të depërtojë në Kosovë

Lajme
Rama prezanton modelin e pasaportës shqiptare evropiane

Rama prezanton modelin e pasaportës shqiptare evropiane

Lajme
Vrasja te

Vrasja te "4 llullat" në Prishtinë - i dyshuari që gjendet në arrati i shkruan letër policisë

Drejtësi
Detaje nga hetimi i motrave Nikolli, zbulohet çfarë sekuestroi SPAK

Detaje nga hetimi i motrave Nikolli, zbulohet çfarë sekuestroi SPAK

Lajme
Kalo në kategori