LAJMI I FUNDIT:

Ndërpriten punimet në rrugën Deçan-Plavë

Ndërpriten punimet në rrugën Deçan-Plavë

Misioni i OSBE-së konfirmoi mbrëmë se punimet në ndërtimin e rrugës Deçan-Plavë janë ndërprerë, pas kërkesës së Manastirit të Deçanit dhe reagimeve të bashkësisë ndërkombëtare.

Në një komunikatë të lëshuar në mbrëmje, Misioni i OSBE-së tha se ka ndjekur me shqetësim atë që Misioni tha se dukej të ketë qenë ndërtimI ilegal i rrugës, që nga dita e djeshme, brenda Zonës Speciale të Mbrojtur (ZSM) të Manastirit të Deçanit.

“Ne e mirëpresim vendimin e marrë sot pasdite për t’i ndalur punimet në rrugë brenda Zonës. Monitorimi i Misionit të OSBE-së konfirmon se punimet në rrugë janë ndalur dhe makineria e rëndë është larguar nga Zona”, tha Misioni i OSBE-së në Kosovë në një deklaratë, njofton Kallxo.com.


Kisha serbe tenton t’i ndal punimet në rrugën Deçan – Plavë (Video)
Lexo po ashtu Kisha serbe tenton t’i ndal punimet në rrugën Deçan – Plavë (Video)

“Ne rikujtojmë se çdo punim brenda ZSM-së duhet të bëhet në marrëveshje me Këshillin Implementues dhe Monitorues. U bëjmë thirrje të gjithë faktorëve për të kërkuar një zgjidhje të pranueshme për të dyja palët në përputhje me ligjin e Kosovës dhe obligimet ndërkombëtare”, thuhet në deklaratën e Misionit.

Lekaj reagon lidhur me rrugën Deçan-Plavë, është duke u punuar brenda zonës së mbrojtur
Lexo po ashtu Lekaj reagon lidhur me rrugën Deçan-Plavë, është duke u punuar brenda zonës së mbrojtur

Vendimi për ndaljen e punimeve është përshëndetur edhe nga Manastiri i Deçanit.

“Duke iu falënderuar iniciativate (të bashkësisë) ndërkombëtare, qeveria e Kosovës ka ndalur punimet e paligjshme në rrugën brenda Zonës së Mbrojtur dhe makineria e rëndë është larguar. SHpresojmë që qeveria e Kosovës në të ardhmen do t’i repsektojë ligjet e veta dhe obligimet ndërkombëtare”, thuhet në një deklaratë të Mnastirit të Deçanit të lëshuar në Twitter.

Selmanaj i reagon Janjiçit: Zhvillimi i komunës është interes i Manastirit
Lexo po ashtu Selmanaj i reagon Janjiçit: Zhvillimi i komunës është interes i Manastirit

Gjatë ditës, komuna e Deçanit kishte reaguar ndaj një kërkese të Manastirit të Deçanit për ndërprerjen e punimeve.

Në trend Lajme

Më shumë
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Lajme
Qeveria e Kosovës merr vendim që t’i paguaj 6.74 milionë euro kompanisë së Behgjet Pacollit për ‘Hotel Grand’

Qeveria e Kosovës merr vendim që t’i paguaj 6.74 milionë euro kompanisë së Behgjet Pacollit për ‘Hotel Grand’

Lajme
Plazh edhe në pranverë në Vlorë, qytetarë të shumtë shijojnë bregdetin

Plazh edhe në pranverë në Vlorë, qytetarë të shumtë shijojnë bregdetin

Lajme
Vetëvendosje akuzon PZAP-në për mosrespektim të afateve dhe shpërfillje të kërkesës për anulim të votave me postë

Vetëvendosje akuzon PZAP-në për mosrespektim të afateve dhe shpërfillje të kërkesës për anulim të votave me postë

Politikë
Gastroenterologu në Gjilan ia largon dyvjeçarit baterinë e telekomandës nga stomaku

Gastroenterologu në Gjilan ia largon dyvjeçarit baterinë e telekomandës nga stomaku

Lajme
Kalo në kategori