LAJMI I FUNDIT:
Gjakova 3° cloudy

Nderohen dëshmorët e familjes Lleshi

Nderohen dëshmorët e familjes Lleshi

Nënkryetari i Komunës së Gjakovës, Flamur Fetahaj, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij, kanë nderuar me homazhe katër dëshmorët e fasmiljes Lleshi të fshtatit Vraniq të Gjakovës, të cilët ranë heroikisht 26 vite më parë.

Gjatë këtyre homazheve nënkryetari Fetahaj tha se përulemi para atyre që nuk kursyen asgjë nga vetjta për çlirimin e atdheut, ku ne falë sakrificës së tyre sot jetojmë e veprojmë lirshëm.

Heronjtë Mark Tunë Lleshi dhe Kolë Gjon Lleshi, ranë dëshmorë më 7 gusht 1998, ndërsa Prend Zef Lleshi e Memë Zef Lleshi, ranë dëshmorë më 28 janar 1999 në Rogovë të Hasit.