Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u takua të premten me ish-presidentin Donald Trump.
Dhe gjatë deklarimit të tyre, ishte një moment i cili tashmë është bërë viral, përkatësisht momenti kur Trump lavdëroi marrëdhënien e tij me Zelensky dhe presidentin rus Vladimir Putin.
“Ne kemi një marrëdhënie shumë të mirë, dhe unë gjithashtu kam një marrëdhënie shumë të mirë – siç e dini – me presidentin Putin. Dhe mendoj se nëse fitojmë, mendoj se do ta zgjidhim shumë shpejt”, shtoi Trump, përcjell Telegrafi.
Trump: I have a very good relationship with President Putin
Zelenskyy: I hope we have more good relations with us
Trump: Oh, ha ha I see pic.twitter.com/5vgHy0xT0t
— Acyn (@Acyn) September 27, 2024
Dhe duke ndërhyrë, Zelensky tha: “Shpresoj që të kemi marrëdhënie edhe më të mira”.
“Oh, e kuptoj”, u përgjigj Trump. “Por duhen dy për tango, e dini. Dhe ne do të kemi një takim të mirë sot. Dhe mendoj se fakti që jemi bashkë sot është një shenjë shumë e mirë”.
Të dy, të cilët u takuan në Trump Tower në New York City, shtrënguan duart dhe folën shkurtimisht me shtypin përpara se të uleshin për bisedime.
“Unë mendoj se ne mund të bëjmë diçka që është e mirë për të dyja palët. Është koha”, ka thënë më tej Trump.
View this post on Instagram
Ndryshe, Trump, i cili shpesh ka shprehur skepticizmin e tij të thellë për ndihmën e SHBA-së për Ukrainën, tha se ishte “një nder” të takohej me Zelensky.
Por Trump edhe është “tallur” me Zelenskyn.
“Sa herë që Zelensky vjen në Shtetet e Bashkuara, ai largohet me 100 miliardë dollarë, mendoj se ai është shitësi më i madh në Tokë”, tha Trump të martën në një ngjarje të fushatës.
SHBA i ka ofruar Ukrainës rreth 60 miliardë dollarë ndihmë ushtarake që kur Rusia sulmoi për herë të parë këtë vend në shkurt të vitit 2022. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Mijëra njerëz tashmë janë në rrugët e Beogradit - Vuçiqin e presin protestat masive

Macron, Putinit: Duhet t’i japësh fund taktikave të vonesës për armëpushim

Avokati serb, Preleviq: Vuçiq mori komandën e policisë para protestave masive kundër tij

Gjykata e Bosnjës urdhëron një muaj paraburgim për Dodikun

Ukrainasit sulmojnë me dron rafinerinë e naftës në Rusi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës